Flash News

KRYESORE

“Do cenohej siguria kombëtare”, Manja ‘rrëzon’ argumentin e Metës për anulimin e 30 qershorit: Ç’gjetëm në raportin e sekretit shtetëror që paralajmëroi presidenti

“Do cenohej siguria kombëtare”, Manja ‘rrëzon’

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka deklaruar gjatë raportimit të punës së Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e presidentit se pretendimet e Ilir Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019 se ky vendim erdhi pasi kishte informacione të klasifikuara që do cenohej siguria kombëtare në mitingun e opozitës në 8 qershor, nuk qëndron.

Sipas Manjës, në fjalën e tij në seancën parlamentare ato informacione për të cilat fliste presidenti ishte informacion i vënë në dispozicion si zakonisht çdo ditë nga SHISH dhe policia e shtetit, informacion i njëjtë që i shkon edhe kryeministrit.

“Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit 2019 kompetencat e presidentit për caktimin e datës zgjedhjeve, referuar kushtetutën ka vetëm caktimin e datës së zgjedhjesh. Presidenti nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera. Presidentit i është shmangur nenit 83 dhe ka ecur me fjalën e fundit që tha ditën e betimit: Zoti më ndihmoftë!

Kompetenca e Metës për të shtyrë datën e zgjedhjeve duhej të jepej në kushtetutë ose ligj. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Komisioni i Venecias, ku theksonte se presidenti vendosi në mungesë të kushtetutës duke vepruar në shkelje të dispozitave dhe kushteve ligjore.

Presidenti deklaroi se kishte dijeni për kërcënime sipas informacioneve të klasifikuara, që mund të ndodhte në mitingun e opozitës. Çuditërisht dekreti për anulimin e zgjedhjeve mban datën 10 dhe jo 8 qershor dhe nuk ndodhi asnjë episod që rrezikonte sigurinë kombëtare.

Komisioni Hetimor administroi prova sekret shtetëror të diskutuar me dyer të mbyllura dhe arriti në përfundimin se materiali që dispononte presidenti në kuadër të veprimtarisë së tij është një informacion i zakonshëm, që jam i bindur se si SHISH e policia ja vënë në dispozicion çdo ditë presidentit dhe kryeministrit.

Argumentet e Presidentit i themelon mbi bazën e informacioneve ditore është një situatë e rrezikshme, madje deri në kufijtë e abuzimit me pushtetin.

Arsyet e presidentit ishin të pabazuara dhe nuk kishte vendim i autoriteteve për masa të jashtëzakonshme”, tha Manja.

Të fundit