Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Eduard Halimit reagon deputeti i PS-së: U befasova!

Dorëheqja e Eduard Halimit reagon deputeti i PS-së: U befasova!

Ulsi Manja është i pari nga të majtët që reagoi pasi Eduard Halimi njoftoi dorëzimin e mandatit të deputetit. Në një reagim në rrjetin social Facebook, Manja thotë se u befasua nga ky lajm teksa e cilëson Halimin një kundërshtar të vështirë pasi ishte një jurist i aftë.

“Sapo mësova nga mediat se Eduard Halimi ka hequr dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

U befasova ! Ishte nje kundershtar i veshtire, sepse eshte nje jurist i afte. Pertej “hallit” te argumentimit juridik te pozicioneve shpesh te pambrojtshme politike te lidershipit te partise se tij, zoti Halimi mbetej gjithnje nje koleg i çmuar. Me ikjen e tij peshorja e komisionit djathtas lehtesohet ndjeshem per fat te keq. Megjithate jeta vazhdon dhe si kryetar i Komisionit te Ligjeve po edhe si ish-koleg deputet dhe koleg ne profesion, i uroj Eduard Halimit shendet e mbaresi ne jeten e re jashte politikes”, shkruan Manja.

Të fundit