Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Dosja 184/ Mustafaj: Nuk kam besim te prokuroria e Dibrës, Krimet e Rënda kanë kapitulluar
Analisti Besnik Mustafaj mendon se kalimi i dosjes 184 për t’u hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te ajo e Dibrës, tregon kapitullimin e Krimeve të Rënda. Sipas tij, dosja 184 ka rëndësi mjaft të madhe sepse tregon përfshirjen në krim zgjedhor të funksionarëve të lartë të PS dhe të qeverisë.
Ndërkohë, ai pak besim ka te kapaciteti i Prokurorisë së Dibrës që të hetojë këtë dosje.
“Unë mendoj se çështja nuk po gjykohet siç duhet. Dosja ka kaluar në Prokurorinë e Dibrës. Dërgimi në periferi i proceseve hetimore i kësaj dosje tregon kapitullim të Prokurorisë të Krimeve të Rënda përpara presionit qeveritar. Është shumë shqetësuese për drejtësinë vetë. Prokuroria e Dibrës s’ka kapacitet për hetim. Opozita ka fituar. Denoncimet e saj kanë bërë që Prokuroria të veprojë”, tha Mustafaj në një intervistë për rubrikën “Opinion” në “News 24”.
Analisti u ndal edhe te ngjarjet në Shkodër.
“PD nuk e njeh 30 qershorin si datë zgjedhjesh. Rama vazhdon që të bëjë zgjedhje të paligjshme. Jo vetëm kaq, por ai vazhdon të promovojë figura që janë të kriminalizuara. Shumica nuk do dialog me opozitën”.
Mustafaj shtoi se opozita e bashkuar do të rinisë protestat në shtator, si formë e vetme kundër së keqes së madhe të Shqipërisë, qeverisjes së vendit.
“E vetmja gjë që nuk ndryshon është protesta. Opozita proteston, sepse nuk ka formë tjetër për të treguar se kjo qeveri ka humbur çdo lloj legjitimiteti. Për mua opozita duhet të çlirohet nga kompleksi i paqësores. Njerëzit janë të zemëruar. Ne shohim përditë protesta të fuqishme kudo në botë dhe këtu mund të jenë të njëjta protestat, të fuqishme, sepse e tillë është situata. Mendoj se protestat s’mund të jenë më si festë”, përfundoi ai.