Flash News

KRYESORE

Dosja “184”, prokurorët e Dibrës në siklet: Mendoni se ne jemi të paaftë?

Dosja “184”, prokurorët e Dibrës në siklet: Mendoni

Dy prokurorët e Dibrës,  Rifat Kojku dhe Belina Zeneli që janë përzgjdhur për të hetuar dosjen “184” kanë premtuar se janë të aftë për të hetuar politikanë të lartë të përfshirë në të, dukë filluar nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja apo Xhemal Qefalia.

Gazetari i Fax News, Enver Doçi ka biseduar me Kojkun dhe Zenelin në ambientet e Prokurorisë së Dibrës. “Pse si mendoni ju se ne jemi të paaftë për ta shqyrtuar këtë dosje?”, deklaroi Zeneli.

Ndërsa Kojku, pyetur “se kë person të implikuar në këtë dosje do të thirrni më parë në Prokurorinë e Dibrës, Damian Gjiknurin, Ulsi Manjen apo ju keni ndonje emër konkret se kë do thirrni të parin?”, është shprehur: “Se ne nuk e kemi vendosur akoma se cilin do marrim të parin në pyetje”.

Dosja ‘184’ përmban qindra përgjime të eksponentëve të lartë të mazhorancës, ku tregohen pazaret për shit-blerjen e votave për zgjedhjet e pjesshme vendore të shtatorit të 2016-ës në Dibër, ku fitues doli Muharrem Rama i PS me mbi 4 mijë vota më shumë se Sherefedin Shehu i opozitës.

Të fundit