Flash News

KRYESORE

Dosja 339, Apeli Durrësi nxjerr nga qelia 5 komisionerët e zgjedhjeve

Dosja 339, Apeli Durrësi nxjerr nga qelia 5 komisionerët e zgjedhjeve

Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur të lirojë nga qelia pesë prej komisionerëve, të cilët u arrestuan në sajë të hetimeve për dosjen ‘339’, lidhur me zgjedhjet lokale të 2017, në Durrës.

Kështu, nga arrest me burg, Apeli cakton masën e arrestit në shtëpi për pesë komisionerët Shpëtim Stafa, Emiljano Tuda, Dalvis Biba, Redi Hysa dhe Fredi Marku, pasi kishin ankimuar masën e sigurisë

Ata akuzohen për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ishte SPAK në fund korriku, ajo që lëshoi 22 urdhër- arreste për komisionerët në Shetel dhe Rubjekë në Durrës pasi në këto qendra votimi disa persona kishin votuar më shumë se një herë, dhe komisionerët e kishin lejuar kduke u akuzuar tashmë për ‘shpërdorim detyre’.

Në përgjimet e papublikuara të dosjes 339, në fraksionin për komisionerët zgjedhorë të akuzuar nga SPAK,  protagonist është Altin Avdyli, personazhi i njohur me emrin “Niçja”.

Të fundit