Flash News

KRYESORE

Drita ultravjollcë për të vrarë koronavirusin, New York po eksperimenton me metrotë

Autoriteti i Transportit Metropolitane (MTA) ka filluar një eksperiment për përdorimin e llampave të fuqishme ultravjollcë për të dezinfektuar metrosë dhe autobusët e qytetit të Nju Jorkut.

Sipas agjensisë, do të vendosen 150 pajisje të lëvizshme për të pastruar metro, autobusë dhe stacione metroje, si pjesë e fazës së parë të planit. Faza e dytë do të përqendrohet në trenat e udhëtarëve të metrosë së veriut dhe rruga hekurudhore në Long Island. MTA thotë se do të shpenzojë 1 milion dollarë për projektin, sipas NY1.

"Drita UV që do të përdoret në programin aktual të metrosë brenda ditës dhe dezinfektimit të autobusëve, është shumë efikas në vrasjen e virusit që është përgjegjës për COVID-19. Ajo që ne po bëjmë këtu, është zvogëlimi i nivelit të virusit në metro, dhe për këtë arsye zvogëlimin e rrezikut për këdo në metro,"- është shprehur David Brenner, drejtor i qendrës për kërkime radiologjike të universitetit Columbia.

Të fundit