Flash News

KRYESORE

Drogë dhe para në shtëpi, arrestohet në Itali 30-vjeçari shqiptar

Drogë dhe para në shtëpi, arrestohet në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi i’u gjet një sasi lënde narkotike.

Sipas mediave italiane, shqiptari posedonte 30 gramë kokainë të pastër, të cilën dyshohet se e shpërndante për persona që ishin përdorues droge.

Angjelo Veshi u arrestua në banesën ku jetonte në Teano Versano dhe gjithashtu i’u gjetën edhe 1500 euro të gatshme, për të cilat dyshohet se i kishte përfituar si rrjedhojë e aktivitetit kriminal.

Shqiptari u dërgua në paraburgim, ndërsa do të presë procesin gjyqësor në ngarkim të tij.

Të fundit