Flash News

KRYESORE

Droguan dhe përdhunuan 17-vjeçaren, Gjykata jep masat për 5 të arrestuarit

Droguan dhe përdhunuan 17-vjeçaren, Gjykata jep masat për 5

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për pesë prej të arrestuarve pas operacionit 8 mujor të Prokurorisë së Durrësit.

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Edison Çangun, 28-vjeç, Fatjon Leka, 25-vjeç e Arbis Shima, 26-vjeç, si dhe masën “arrest shtëpie” për 17-vjeçarin Leonard Stafa. Ndërkaq masa “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për një tjetër prej të ndaluarve, pasi është i mitur.

Përveç kultivimit të narkotikëve, të arrestuarit janë pjesë e një grupi prej 7 personash që prej rreth 8 muajsh drogonin, dhunonin fizikisht dhe seksualisht një minorene 17-vjeçare.

Të fundit