Flash News

KRYESORE

Duka nxit Bashën: Duhet marrëveshje politike me Ramën me këtë kusht

Duka nxit Bashën: Duhet marrëveshje politike me Ramën me

Kreu i PAA, Agron Duka shprehet se i ka kërkuar krydemokratit Lulzim Basha që të negociojë për reformën zgjedhore. Në emisioni “Repolitix”, i theksoi se për zgjidhjen e ngërçit politik kërkohet një marrëveshje politike.

"Ne jetojmë në një situatë absurdi. Nuk kemi gjykatë kushtetuese. Ne kemi 61 bashki që drejtohen nga socialistët. Kemi një rast të vërtetuar dhe disa tjera që po ndiqen ku mund të bëhen zgjedhje prapë. Duhet patjetër të ketë marrëveshje politike. Ne kemi qenë për 13 tetorin por duke parë që nuk ka asnjë lloj vullneti jemi në këtë situatë. Ne i kërkojmë Bashës Reformën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor", përfundoi Duka.

Lideri demokrat eshte shprehur se nuk do te kete zgjedhje pa Edi Ramen kryeminister pasi nuk ofron garanci per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Të fundit