Flash News

KRYESORE

Duka para votimit sulmon Finon: Mos e mbështesni! Është eksperiment, pjesë e klanit të organizuar politik

Duka para votimit sulmon Finon: Mos e mbështesni! Është

Në fjalimin e Asamblesë, para votimit, kreu i FSHF-së, Armando Duka u ka bërë thirrje anëtarëve që të mos votojnë Finon, pasi sipas tij është eksperiment, pjesë e klanit politik.

“FSHF është një institucion model në vendin tonë, kemi rritur me 30% numrin e lojtarëve të regjistruar. Kërkoj votën tuaj me besim të plotë më shumë se kurrë. Kemi ngritur stekën e suksesit tashmë, mjaft lart dhe duhet të bashkohemi për të mos zbritur asnjë centimetër më poshtë. Sot keni një përgjegjësi të madhe historike dhe kombëtare. Do ishte papërgjegjshmëri t’ia lësh në dorë FSHF-në, një eksperimenti apo një klani të organizuar politik. Sot nuk votoni thjesht për postin e Presidentit të Federatës, keni në dorë ti jepni shoqërisë mesazhin e duhur ose mesazhin e shtrembër”, u shpreh Duka.

Të fundit