Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Dy projektligjet për mediat online, KShM reagon ndaj AMA-s: Cënojnë rëndë lirinë e medias
Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar për dy projekligjet e propozuara prej Këshillit të Ministrave e të shpërndara nga AMA në datën 11 dhjetor, për median online.
KShM i konsideron këto dy projektligje (“Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, si dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”) si cënim të rëndë të lirisë të medias.
“Ekspertët ligjorë të medias të konsultuar nga Këshilli i Medias vërejnë se ligji është fokusuar kryesisht për të futur nën kontroll mediat e reja (online) dhe organi që ka në dorë sanksionimin me gjoba marramendëse (deri në 1.000.000 Lekë të reja) ose ndëshkimin me mbyllje të portaleve online (edhe për 1 vit) është Këshilli i Ankesave i AMA-s i cili nuk garanton paanësi e pavarësi politike, duke qenë pjesë e një institucioni shtetëror”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KShM.
Reagimi i Këshillit Shqiptar të Medias:
Këshilli i Medias reagon me shqetësim për 2 projektligjet e propozuara prej Këshillit të Ministrave e të shpërndara nga AMA në datën 11 dhjetor, te grupet e Interesit të Medias, përkatësisht: “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, si dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Këto 2 projektligje, sidomos ai për Mediat Audiovizive është një projektligj represiv e regresiv që cënon rëndë lirinë e fjalës, lirinë e informimit dhe procesin e vetërregullimit të medias.
Tryeza e parë e debatit u bë vetëm 6 ditë pas marrjes në dorë të ligjit, më 17 dhjetor, dhe vërehet një ngut për t'i mbyllur 4 takimet e debatit mbi projektligjet (që kërkohen sipas ligjit) në një kohë rekord, gjatë periudhës së festave, kur ndërkombëtarët i kanë mbyllur zyrat e kur njerëzit ikin me pushime.
Ekspertët ligjorë të medias të konsultuar nga Këshilli i Medias vërejnë se ligji është fokusuar kryesisht për të futur nën kontroll mediat e reja (online) dhe organi që ka në dorë sanksionimin me gjoba marramendëse (deri në 1.000.000 Lekë të reja) ose ndëshkimin me mbyllje të portaleve online (edhe për 1 vit) është Këshilli i Ankesave i AMA-s i cili nuk garanton paanësi e pavarësi politike, duke qenë pjesë e një institucioni shtetëror.
Shqetësues është dhe fakti që projektligji për AMA-n i jep të drejtë Këshillit të Ankesave të AMA-s që të mbyllë në një kohë rekord çdo portal të regjistruar në AKEP deri dhe për një vit, madje, të bllokojë përjetësisht aksesin në çdo website të regjistruar jashtë vendit, qoftë ky portal dhe NY Times apo CNN.com. Kjo qasje dëmton një nga themelet bazë të lirisë të individit në Shqipëri.
Pasojat nëse ky ligj kalon, do të jenë të katastrofale për procesin e vetërregullimit ku institucionet e BE-së e UN-it janë investuar prej vitesh. Gjithashtu, pasojë direkt e këtij ligjit do të jetë autencura e mediave nga frika e reagimit të shproporcionuar por dhe censura e drejtpërdrejtë nga ana e kujtdo të veshur me pushtetin e mjaftueshëm për të ndikuar vendimet e një institucioni tashmë politik, si AMA dhe këshilli i saj i Ankesave.
Mediat online paraqesin mjaft problematika, por, këto 2 projektligje nuk ofrojnë zgjidhje reale, por veç mjete ligjore për censurë e auto-censurë. Koha ka ardhur që për të zgjidhur problemet e medias të nisim një proces serioz vetë-rregullimi.
Këshilli i Medias, në emër të gazetarëve dhe medieve që përfaqëson, u kërkon BE-së, OSBE-së, organizatave të gazetarëve,organizatave për të drejtat e njeriut dhe komunitetit të mediave që të bashkohen e të reagojnë ndaj këtyre 2 projektligjeve që cënojnë lirinë e medieve të reja në Shqipëri dhe të bëjnë presion pranë Qeverisë e Kuvendit që problemet e medies të zgjidhen përmes vetërregullimit.
Shtypi është i lirë! Por, sipas këtyre projektligjeve, jo edhe për shumë kohë.
Në emër të Këshillit të Medias
Kryetari
Koloreto Cukali