Flash News

KRYESORE

Dy vrasje në Tiranë, ish-deputeti -Lleshajt: Mos e vrit mendjen! Shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për të enjten

Dy vrasje në Tiranë, ish-deputeti -Lleshajt: Mos e vrit mendjen! Shih

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri i është drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me një status në rrjetet sociale, duke i kujtuar se dy vrasje kanë ndodhur brenda tre ditësh në dy zona mjaft të ekspozuara të Tiranës dhe se asnjë prej autorëve nuk është kapur deri tani.

Strazimiri i kujton ministrit që të ‘mos shqetësohet’ për ngjarje të tilla, por për të siguruar mjaftueshëm gaz për të enjten, kur pritet edhe protesta e radhës e opozitës, paralel me seancën plenare.

“Llesh,

Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur...njësoj si vrasësit...

Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit "339"... pa siguria s'është detyra jote...”, shkruan ish-deputeti.

Kujtojmë se mbrëmjen e së dielës u qëllua për vdekje ish-i përndjekuri Haxhi Baçinozi te zona e Liqenit Artificial, ndërsa mbrëmë te sheshi ‘Wilson’ u vra 26-vjeçari Jurgen Kurti.

Të fundit