Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
E diela “e zezë” për katër të rinj nga aksidentet automobilistike, tre prej tyre nga 17 vjeç
Kjo e diel ka qenë tragjike për katër të rinj të cilët humbën jetën në aksidentet të ndryshme automobilistike.
Gjatë 24 orët e fundit janë shënuar disa aksidente automobilistike në Tiranë, një tjetër në aksin rrugor Tiranë- Elbasan dhe së fundmi është raportuar për në rrugën Gjirokastër-Tepelenë.
Sipas policisë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë automjeti tip “Benz” me drejtues E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur rrethues.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po ashtu, mbrëmë rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete e për pasojë humbi jetën në spital i riu K. V.,17 vjeç
Ndërkohë, në të njëjtën makinë kanë qenë edhe tre persona të tjerë, por janë plagosur lehtë.
Po ashtu, po dje, në orët e para të mëngjesit humbën jetën dy vajza 17 vjeçare në fshatin Bërzhitë në Tiranë.
Mësohet se pesë të rinjtë që ndodheshin në mjetin që u përfshi në aksident, po ktheheshin nga festimet e ditëlindjes së një prej pasagjerëve, konkretisht 14-vjeçares me inicialet L. M..
Drejtuesi i mjetit, i cili nuk kishte patentë, 18-vjeçari Francesk Shaba, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa humbën jetën dy vajzat Suada Serani dhe Denada Tarja. Ndërkohë, tre adoleshentë të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në spital.
Dyshohet se të treja aksidentet janë shkaktuar nga lagështira dhe shpejtësia në rrugë.