Flash News

E-TJERA

A e furnizoi Shqipëria me armë UÇK-në? Majko dhe Klosi dy qëndrime të kundërta

A e furnizoi Shqipëria me armë UÇK-në? Majko dhe Klosi dy

Ish-kryeministri Pandeli Majko dhe ish-kreu i SHIK Fatos Klosi kanë dy qëndrime të kundërta sa i përket përfshirjes së Shqipërisë në luftën në Kosovë dhe ndihmën që është dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Majko ka thënë për emisionin “Zona Express” se ndihma e Shqipërisë ndaj UÇK-së ka qenë e gjithanëshme, përfshirë furnizimin me armë.

Por Klosi flet ndryshe për këtë çështje. Ish-kreu i SHIK thekson se shteti shqiptar ka menaxhuar vetëm transportin e armëve për në Kosovë, pasi ato janë blerë në Europë. Sipas Klosit, armët UÇK i ka blerë në Slloveni, Bosnje dhe madje në Serbi, ndërsa numri i atyre që vinin nga Shqipëria ishte shumë i vogël.

Fatos Klosi thotë se “Majko ja fut kot” kur deklaron se Shqipëria e ndihmoi me armë UÇK-në.

Të fundit