Flash News

KRYESORE

E kishte zëvendësen e tij në Ministrinë e Jashtme, Basha zhgënjen Edith Harxhin: Koha për t’u shkundur

E kishte zëvendësen e tij në Ministrinë e Jashtme, Basha

Edith Harxhi ka mbetur shumë e zhgënjyer pasi Lulzim Basha nuk e përfshiu në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Nëpërmjet një reagimi në ‘Tëitter’, Harxhi thekson se opozitës i ka mbetur vetëm kauza dhe ka ardhur koha për t’u shkundur.

“Më mashtrove një herë, turpi yt, më mashtrove dy herë, faji im... unë jam dhe do mbetem PD...kauza mbetet por vetëm kauza. Koha për t’u shkundur”, shkruan Harxhi.

Edith Harxhi ka qenë për një periudhë të gjatë zv/ministre e Jashtme në qeverinë e Sali Berishës, përfshirë periudhën kur kjo ministri drejtohej nga Lulzim Basha.

Të fundit