Flash News

E-TJERA

Drogë dhe arsenal armësh në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Shkodër

Drogë dhe arsenal armësh në banesë, arrestohet

Policia e Shkodrës ka arrestuar 46-vjeçarin Nik Lami pasi ishte shpallur në  në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu iu gjetën në banesë 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë: 

“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas mbante pa leje, në banesë, disa armë, është finalizuar operacioni, gjatë të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi N. L., 46 vjeç, banues në fshatin Xhan.

Nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri, 2 armë gjahu, 5 radio marrëse-dhënëse, një palë dylbi dhe një sasi municioni luftarak, sende që posedoheshin në mënyrë të kundërligjshme. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë viteve të fundit, ka kultivuar bimë narkotike, në fshatrat Pult, Xhan dhe Alavana.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Të fundit