Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë nga disa të shtëna me armë zjarri në Marbella të Spanjës.
Sipas mediave vendase, shqiptari i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Costa del Sol në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në orën 21:40, në restorantin Pan y Chocolate, që ndodhet në hyrje të qendrës tregtare të këtij kompleksi rezidencial luksoz në Marbella, pranë A-7.
Punonjësit e Policisë Kombëtare kanë marrë përsipër hetimin në vazhdim, pa asnjë arrestim për momentin.
Të shtënat e reja mbrëmjen e djeshme vijnë vetëm disa ditë pas nisjes së 'Plan Marbella', një operacion i posaçëm i Policisë Kombëtare për të luftuar krimin e organizuar dhe çështje të tjera, veçanërisht pas shtimit të të shtënave në muajt e fundit.