Flash News

E-TJERA

Aksident i 3-fishtë në Berat, ka të plagosur

Aksident i 3-fishtë në Berat, ka të plagosur

Një aksident ku janë përfshirë tre automjete ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën kryesore Antipatrea në lagjen Mangalem, Berat.

Automjeti tip Opel me targa te huaja ka goditur mjetin tip Volkswagen me targë AA 590 ZB i cili ishte në pritje të semaforit. Nga goditja e fortë është dëmtuar gjithashtu dhe mjeti Mercedes Benz i cili ndodhej përpara makinës Volkswagen.

Si pasojë e këtij e këtij aksidenti një nga pasagjerët që ndodhej në makinën tip Opel është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Të fundit