Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën 28-vjeçari

Aksident i rëndë në Kavajë,  humb jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë. B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, e për pasojë ka mbetur i vdekur.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Informacion paraprak Në aksin rrugor "Gosë-Vilë Bashtovë", shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit