Flash News

E-TJERA

Aksident me vdekje në aksin Tiranë-Elbasan

Aksident me vdekje në aksin Tiranë-Elbasan
Foto Ilustruese

Aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Policia njofton se një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësor identiteti i të cilit nuk dihet ende.

“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.

Të fundit