Flash News

E-TJERA

Aksident në Pogradec, automjeti përplas biçiklistin, një i plagosur

Aksident në Pogradec, automjeti përplas biçiklistin, një i
Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 15:00 në qytetin e Pogradecit, pranë zonës së njohur si terminali i vjetër.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po lëvizte mbrapsht ka goditur një person me biçikletë.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku raportohet se ka marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Të fundit