
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
Anketa: 91% e shqiptarëve mendojnë se korrupsioni është ende problem madhor
Një hulumtim i kryer nga kompania ‘IDRA Research and Consulting’ zbulon se 91% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ende problem madhor në Shqipëri.
Hulumtimi gjithashtu evidenton praninë, ndikimin dhe pasojat e thella të korrupsionit dhe krimit të organizuar në çdo nivel të institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, ndërsa thekson se qytetarët mbeten pesimistë që situata do të përmirësohet, megjithëse puna e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, shihet si një “simbol shprese”.
Sipas ekspertëve, përhapja e këtyre fenomeneve është ndikuar si nga kultura shoqërore, ashtu edhe nga ndërhyrja e politikës në institucionet publike.
“Korrupsioni në Shqipëri është në nivele të larta dhe i shtrirë në mënyrë kapilare në pothuaj çdo sektor dhe çdo institucion,” shprehet sociologu Ergys Mërtiri.
“Ky realitet ka të bëjë shumë me kulturën e shoqërisë në raport me ligjin, institucionet, punën, si edhe në konceptimin e marrëdhënies së individit me sferën publike, por sigurisht që ai ushqehet dhe ndikohet shumë nga politika,” shtoi ai.
Hulumtimi i titulluar: “Barrierat dhe mundësitë për të reduktuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri” u realizua në gusht të vitit 2024.
Ai ka kombinuar elemente sasiore dhe cilësore për të përfshirë një gamë të gjerë perceptimesh dhe është porositur nga Shërbimi i Komunikimit i Qeverisë Britanike për të kuptuar perceptimet dhe përvojat e korrupsionit dhe krimit të organizuar te qytetarët dhe punonjësit e sektorit publik në Shqipëri, si dhe raportimin e këtyre çështjeve nga mediat.
Korrupsioni i gjithëpërhapur
Qytetarët besojnë se korrupsioni është ende një problem i madh në Shqipëri.
Sipas 98% të të intervistuarve, korrupsioni paraqet një pengesë në të paktën një aspekt të jetës publike. Shumica e të intervistuarve, 69% e tyre, mendojnë se faktori kryesor që kontribuon në korrupsion është keqpërdorimi i pushtetit politik për përfitime personale.
Ndërkohë, 52% vlerësojnë se ai vjen si pasojë e zbatimit të dobët të ligjeve kundër korrupsionit dhe 46% si pasojë e lidhjeve të ngushta mes bizneseve dhe partive politike. Hulumtimi zbulon se qytetarët mendojnë se pritshmëria për të dhënë ryshfet në këmbim të shërbimeve më të mira ka krijuar një kulturë korrupsioni në Shqipëri.
Ryshfeti dhe pagesat në këmbim të favoreve u theksuan si format më të zakonshme të korrupsionit në Shqipëri. Po ashtu, 83% e qytetarëve e identifikuan nepotizmin si një formë korrupsioni, ndërsa më shumë se gjysma identifikojnë forma të ryshfetit në disa fusha dhe skenarë të tjerë, duke përfshirë politikën, biznesin dhe shërbimet publike.
Shumë prej të intervistuarve kanë pranuar se ndonjëherë preferonin të paguanin ryshfet për të përshpejtuar punët e tyre.
Pjesëmarrësit më të moshuar në anketim kanë pranuar përgjegjësinë e tyre në mënyrën e adresimit të korrupsionit dhe kanë theksuar nevojën për edukimin e brezave të rinj. Po ashtu, të rinjtë kanë nënvizuar rëndësinë e edukimit dhe ndikimit të familjes, pasi shumë prej tyre raportuan se ofrimi i ryshfetit për shërbime ishte një sjellje e mësuar nga familjet e tyre dhe e vazhduar gjatë gjithë jetës.
Gjatë diskutimeve, kur prindërve dhe të rinjve u është mësuar se korrupsioni është i gabuar dhe duhet shmangur, të dy grupet janë shprehur se përvojat e jetës dhe rrethanat e vështira mund t’i gërryejnë ato vlera, duke i shtyrë të bëjnë kompromis me parimet etike që u janë ngulitur.
Veç përfitimeve individuale, njerëzit shprehen se nuk kanë mundësi të sfidojnë korrupsionin dhe nuk veprojnë, duke fajësuar qeverinë.
Sociologu Ergys Mërtiri shprehet se shqiptarët bashkëjetojnë kudo me forma të thjeshta dhe të përditshme të korrupsionit, që nga ndërhyrjet për një vend pune, për një notë në shkollë, për një licencë të pamerituar, e deri te shmangia e taksave, pagesave apo detyrimeve të ndryshme ndaj shtetit.
Ai nënvizon se ryshfeti, si një nga format më primitive të korrupsionit, në mjaft raste konsiderohet si i vetmi mekanizëm nëpërmjet të cilit mund të zgjidhësh nevojat e tua kudo.
“Sidomos në shëndetësi, ryshfeti jepet edhe pa ta kërkuar kush, pasi është bërë normë,” theksoi Mërtiri.
Sociologu shtoi se shoqëria shqiptare vuan nga mungesa e vlerësimit të publikes në tërësi, çka vjen nga kultura totalitare e formësuar në 50 vjet komunizëm.
“Shprehje të tilla si ‘mos luaj me zjarrin dhe shtetin’, që na vijnë nga ajo periudhë, burojnë nga një perceptim i frikës nga shteti dhe distancës së individit prej tij,” argumenton Mërtiri.
Edhe Pëllumb Nako, ish-funksionar i Policisë së Shtetit, vlerëson se korrupsioni në shoqërinë shqiptare i ka fillesat në kohë të largët, kur, sipas tij, nuk ekzistonte i ndarë koncepti publik nga ai privat.
Sipas Nakos, në këtë kontekst, korrupsioni “popullor” lind natyrshëm dhe bëhet më i dukshëm në marrëdhëniet e individit me administratën. Nako sjell si shembull korrupsionin në shëndetësi, ku krahas ryshfetit për shërbimin, ekziston edhe mirënjohja.
Sipas anketës, korrupsioni nxitet edhe nga keqpërdorimi i pushtetit për përfitime personale dhe zbatimi i dobët i ligjeve.
Keqpërdorimi i pushtetit politik për përfitime personale shihet si kontribuesi kryesor nga 69% e qytetarëve të pyetur, i ndjekur nga zbatimi i dobët i ligjeve kundër korrupsionit, lidhjet e ngushta midis bizneseve dhe partive politike, mungesa e transparencës në institucionet publike, mbrojtja e pamjaftueshme për ata që raportojnë korrupsionin, pagat e ulëta të zyrtarëve publikë, etj.
Lidhja e politikës me krimin
Krimi i organizuar perceptohet si i rrënjosur në shoqërinë shqiptare. Në raport evidentohet se një në njëzet qytetarë kanë qenë viktimë e krimit të organizuar, ose njohin dikë që ka qenë. Prodhimi, shpërndarja dhe trafikimi i drogës, si dhe pastrimi i parave, konsiderohen si format më të zakonshme të krimit të organizuar në vend. Lehtësimi i emigracionit të paligjshëm, mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve gjithashtu shihen si të zakonshme.
Në disa rajone, si Fieri, Elbasani dhe Shkodra, të intervistuarit kanë raportuar se janë të vetëdijshëm për praninë e bandave lokale dhe kanë pohuar se kishin dijeni për familje apo fise të përfshira në aktivitete kriminale.
Tema e krimit të organizuar është vlerësuar më e ndjeshme, pasi disa prej të intervistuarve janë rezervuar për të folur rreth kësaj çështjeje në detaje. Sipas raportit, kjo mund të lidhet me perceptimin se krimi i organizuar është përhapur dhe lehtësuar nga individë me “status të lartë” dhe nga institucionet.
Disa prej të intervistuarve besojnë se grupet kriminale kontrollojnë institucione kyçe për të mbështetur aktivitetet e tyre të paligjshme. Sipas tyre, krimi i organizuar nxitet nga vështirësitë ekonomike.
Të intervistuarit kanë vënë në dukje lidhjen e krimit të organizuar me korrupsionin, duke theksuar se ato janë të ndërlidhura dhe e fuqizojnë njëra-tjetrën. Po ashtu, qytetarët besojnë se krimi i organizuar ka depërtuar në institucione, duke ndikuar strukturat politike dhe zgjedhjet.
“Kjo aleancë mes figurave kriminale dhe politikanëve jo vetëm që gërryen besimin tek proceset demokratike, por edhe forcon perceptimin se institucionet publike janë të pafuqishme për të kontrolluar krimin e organizuar”, citohet në raport.
Grupet e diskutimit gjatë këtij hulumtimi kanë theksuar se krimi i organizuar ndikon pothuajse çdo aspekt të jetës në Shqipëri – nga siguria publike dhe korrupsioni politik deri te zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit. Pjesëmarrësit shprehën zhgënjim të thellë për paaftësinë e institucioneve për të luftuar krimin e organizuar, duke i lënë komunitetet të pambrojtura ndaj pasojave të tij të mëdha.
“Në Shkodër, Fier dhe Elbasan, krimi i organizuar është ngulitur thellë në jetën e përditshme, duke i bërë lagjet më pak të sigurta, duke kufizuar mundësitë për biznes dhe duke rritur çmimet e pasurive të paluajtshme për shkak të pastrimit të parave”, citohet në raport dhe shtohet se ngulitja e krimit të organizuar në sektorët legjitimë të ekonomisë, duke normalizuar pasurinë kriminale dhe duke ndikuar në ndjenjën e pasigurisë, bën që të rinj pa mbështetje familjare apo institucionale të përfshihen në krim.
Një tjetër shqetësim që është ngritur është edhe përfshirja e grave dhe vajzave në krimin e organizuar. Pjesëmarrësit kanë shprehur shqetësim se vajzat e pambrojtura shpesh manipulohen ose rekrutohen nga rrjetet kriminale për shkak të problemeve në familje, mungesës së mbështetjes nga të afërmit dhe presioneve shoqërore.
Të intervistuarit kanë konstatuar pastrimin e parave nga krimi i organizuar dhe ndikimin në çdo sektor, deri te fëmijët dhe të rinjtë, ku sipas tyre, nxënësit e shkollave dukshëm përdorin lëndë narkotike.
Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare, thotë për BIRN se krimi i organizuar ka ardhur duke rritur ndikimin e tij në ekonominë e vendit gjithnjë e më tepër. Gjergji i cilëson të “jashtëzakonshme” të ardhurat nga aktivitetet kriminale dhe shton se për këto grupe kriminale është domosdoshmëri që t’i alokojnë këto fonde në para cash. Ai thekson se sasia shumë e madhe e valutave të huaja që kanë hyrë në Shqipëri ka sjellë një vlerësim fiktiv të monedhës kombëtare, Lek, në tregun vendas.
Sipas tij, të ardhurat e krimit të organizuar, që më parë kufizoheshin në konsumin luksoz të familjeve apo investime të thjeshta, tashmë janë kthyer në një burim të rëndësishëm të financimeve luksoze në projekte madhore me vlera qindra miliona euro.
“Tirana dhe qytetet e tjera të mëdha janë të mbushura me investime infrastrukturore qindra miliona euroshe, financuesit e të cilëve nuk janë publikë (ka mungesë transparence), dhe për më tepër askush nuk u kërkon asnjë informacion në lidhje me burimin e fondeve të financimit”, deklaron eksperti Gjergji, ndërsa shton se tashmë anëtarët e krimit të organizuar marrin pjesë në tendera publikë në vlera të mëdha, duke pasur ndikim të trefishtë: në pastrimin e parave, në rritjen e korrupsionit me administratën publike dhe në krijimin e një ure bashkuese të trafikut të influencave mes krimit të organizuar dhe klasës politike.
Sipas tij, krimi i organizuar, për të pastruar paratë, ka penetruar edhe në sistemin financiar dhe bankar, duke përdorur sektorin e mikrofinancës dhe bankat për të marrë kredi financuese për projektet e tyre të investimit, si dhe nëpërmjet rritjes në mënyrë fiktive të të ardhurave nga këto investime. Sipas Gjergjit, kjo ndodh për shkak të mungesës së kontrollit financiar dhe tatimor.
Në vijim, Gjergji e cilëson krimin e organizuar si blerës ose kompromentues të sistemeve të pavarura: pushtetit gjyqësor, atij mediatik, si dhe të politikës. Ai sjell në vëmendje se arrestimet e SPAK kanë vërtetuar ndikimin e krimit të organizuar në administratën publike në dhjetëvjeçarin e fundit, që ka qenë në nivelet e “kapjes së shtetit”.
Rënia e besimit te media
Sipas hulumtimit, një e pesta e qytetarëve shqiptarë beson se media nuk është aspak e besueshme në raportimin e çështjeve që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjashtë nga dhjetë të intervistuar kanë pohuar se njëanshmëria në raportim është arsyeja kryesore pse i konsiderojnë të pabesueshme lajmet mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa 62% besojnë se ndikimi nga persona ose grupe me pushtet e bën median të pabesueshme. Të intervistuarit kanë kërkuar që media të zhvendosë fokusin drejt raportimeve më konstruktive dhe të luajë një rol më të përgjegjshëm në formësimin e perceptimeve publike mbi krimin dhe korrupsionin.
Nga hulumtimi është konstatuar një perceptim se media i lartëson kriminelët, ndikohet nga interesa politike dhe kriminale dhe nuk promovon modele pozitive në shoqëri.
Shumica e pjesëmarrësve treguan se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj lajmeve për krimin dhe korrupsionin ndikon negativisht në gjendjen e tyre mendore, duke shkaktuar ndjenja pafuqie dhe acarim.
Elvin Luku, profesor i asociuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, thotë për BIRN se skemat korruptive nga eksponentë të administratës publike apo grupet kriminale kanë përfshirë edhe mediat, me qëllim kontrollin e tyre dhe manipulimin e opinionit publik. Sipas tij, rezulton se hapësirat e mediave tradicionale për të kryer investigime me qëllim zbulimin e rasteve të korrupsionit janë ngushtuar ndjeshëm.
Luku shton se mediat që kryejnë investigime për të zbardhur apo hetuar skema korrupsioni janë ato në formën e OJF-ve me donacione të huaja, ku liria e gazetarëve për të kryer në mënyrë profesionale punën gazetareske është shumë herë më e madhe.
“Fakti që, në jo pak raste, këto investigime kryhen nga gazetarë që punojnë në mediat audiovizive, tregon se në redaksitë e këtyre mediave ata nuk gjejnë lirinë e duhur për të hetuar raste korrupsioni,” shprehet Luku.
I vetëm SPAK-u nuk mjafton
Hetimet e fundit ndaj zyrtarëve të lartë publikë të kryera nga SPAK kanë bërë që rreth 42% të anketuarve të shprehen se janë më të prirur të denoncojnë veprimet e paligjshme për shkak të këtyre hetimeve, ndërsa 40% thonë se janë bërë më të kujdesshëm në ofrimin e pagesave shtesë për shërbime.
Shqetësimi kryesor i qytetarëve që druhen të raportojnë korrupsionin është mungesa e besimit te institucionet shtetërore dhe frika se çështja nuk do të trajtohej në mënyrë anonime. Po ashtu, tjetër shqetësim i ngritur nga të rinjtë ishte edhe prirja për të mos ndëshkuar autorin e korrupsionit. Qytetarët kanë treguar raste ku detajet e personave që kishin raportuar korrupsionin iu bënë të ditura të akuzuarve.
Megjithëse ka një farë optimizmi për aftësinë e SPAK-ut për të trajtuar korrupsionin e nivelit të lartë, mbetet i përhapur zhgënjimi lidhur me efektivitetin e mekanizmave ekzistues të raportimit. Sipas hulumtimit, 62% e të intervistuarve besojnë se SPAK është efektiv në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Po ashtu, shumica beson se SPAK vepron në mënyrë të pavarur. Por, evidentohet se jo të gjithë qytetarët ndihen të inkurajuar nga ky institucion për të raportuar korrupsionin.
Sociologu Mërtiri shprehet se SPAK po bën realisht një punë të mrekullueshme, duke e konsideruar shumë të vështirë që në këto kushte të godasësh “përbindëshat e korrupsionit”, të fuqizuar në mënyrë të tmerrshme me pushtet, para, media dhe deri edhe nga lidhjet me krimin e organizuar. Ai thekson se, “SPAK është bërë për shumë njerëz e vetmja shpresë që disa gjëra në këtë vend të ndryshojnë, ndaj duhet mbrojtur, pasi ai po sulmohet egërsisht nga të gjithë – pozitë dhe opozitë bashkë.”
Edhe Nako thotë se SPAK nuk mund të bëjë gjithçka në kushtet kur administrata, policia dhe organet që luftojnë pastrimin e parave janë thuajse të heshtura. Eksperti Gjergji, duke nënvizuar se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një mision i vështirë apo thuajse i pamundur, shprehet se duhet kohë dhe kurajë, kryesisht politike./ BIRN
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

