Flash News
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
Koncerti i Kanye West me fondet e shtetit, OCCRP: Qeveria e përdori për të sfumuar protestat
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
Arkiva/ Blendi Fevziu: Shokët e mi po ikin, njëri mori me vete një copë bordurë nga Parku Rinia
1. E VETMJA RINI
Disa metra bordurë betoni, disa metra katrore lulishte dhe qindra, ndoshta mijëra të rinj të ngjeshur pranë njëri-tjetrit, që përjetojnë të trishtuar katastrofën e 46 vjetëve komunizëm në Shqipëri. Po ata djem, po ato vajza, po ata të njohur në parkun “Rinia”. Prej vitesh, prej muajsh, që nga studentët e diplomuar e deri tek gjimnazistët e porsaardhur. Këto metra bordure, ky bulevard mbetën ëndrra e tyre e vetme. Ato u bënë gëzimi, e ardhmja, shpresa, bota, moda, dashuria dhe dhimbja, u bënë rinia e tyre. Në çdo kohë, në çdo stinë, kur nuk binin daullet e aksioneve proletare, apo stërvitjeve ushtarake revolucionare.
Është një dramë, por me të tjera përmasa. Po aq e dhimbshme, po aq e thellë. Janë mijëra e mijëra vetë që kanë të drejtë të thërrasin: ku e kemi rininë, pse na e morët?! Nuk mund të kalohet indiferent ndaj saj, nuk mund të bëhesh i shurdhët. Një shok që bëhej gati ta linte përgjithmonë atdheun, merrte me vete një copëz betoni nga bordura e parkut.
-Ç’e do? – e pyeta.
-Do ta bëj medaljon, - më tha.
-Do ta var në qafë e do t’u them të gjithëve: kjo është rinia ime.
Po nuk është i vetmi. Është një prej qindra të rinjve të tjerë që morën udhët e botës me një copë rinie varur në qafë. Dhe vërtiten nëpër qytete e vende të huaja akoma më të trishtuar për rininë e humbur. E kam të vështirë ta harroj një shoqëri krijuesish që mblidheshin këtu. Qenë studentë pikture të talentuar, poetë të rinj, instrumentistë. Ëndërronin të bëheshin të njohur, ëndërronin vepra të bujshme, ulur në betonin e ftohtë të bordurës. Tani s’janë më. Dy të fundit u larguan me anije për në Itali. Ku janë vallë! Ç’qiell i huaj ju rri mbi kokë e ç’vepra i mbeten Shqipërisë pa u bërë? Më vonë do të ndihet plaga që i hapi atdheut kjo ikje.
2. KOHA E MADHE
Ishte një kohë që parku u boshatis. Veç ca hutaqë të frikësuar që dridheshin nga thirrjet e studentëve për demokraci. Qe dhjetor, qenë ditët e lëvizjes studentore. Ata qindra të rinj që mallkonin fatin e tyre të betontë u hodhën të parët ballë shkopinjve të gomës, u bënë shpirti i revoltës.
Pastaj pluralizmi, vala demokratike, greva e urisë. Mbi fytyrat e të rinjve damkosur nga trishtimi, u dallua buzëqeshja e sfidës ndaj vdekjes. Një herë të paktën, një herë në jetën tonë kishim qenë të lumtur...
3. PËRSËRI BETON DHE TRISHTIM
Kë të shoh më parë, për kë të shkruaj?! Dhe mund të bëhet reportazh për gjërat që i njeh kaq mirë?! Më kujtohet një thënie e Andre Zhidit: Më të vështirë e ke të shkruash për ato që i njeh mirë. Ndoshta është e vërtetë.
Ja një grup gjimnazistësh. Një magnetofon që ushton. Por është pak, është pak për të kënaqur vrullin e moshës së re. Funde të bukur, pantallona, nostalgji për shokë të ikur, ambicie për një jetë më të mirë, pasaporta të kuqe, ikje, kudo ikje.
Për kë të flas më parë, për grupin e fillimit apo studentët e trishtuar të Filologjikut. Dikur kishin ende shpresë. Kishin një shkollë ku studionin. Por, një ministër që në tri fjalë dy herë thotë: - sinqerisht. – Po kaq sinqerisht ua mbylli. Janë të papunë. Jemi të papunë. Papunësi masive që ngjeshet brenda kontureve të një parku të ngushtë.
Ç’të shoh më parë. Këto fytyra të trishtuara thonë gjithçka. Më gjeni një gëzim të vetëm ku mund ta harrojnë këta qindra të rinj dhimbjen e parkut. S’ka. Tamburet e orkestrave u çanë, autobusët e ekskursioneve s’kanë benzinë, në stacionet e trenave vringëllojnë shkopinjtë e sampistëve, klubet mbyllën herët pasdite nga frika e forcave destruktive, TV vazhdon të transmetojë filma të paraluftës, bibliotekat punojnë deri më 15.00. Nuk dua bukë, nuk dua të iki nga atdheu – më thoshte një shok – vetëm më gjeni diçka me çfarë të merrem. S’dua të më neveritet vetja.
Por edhe ai iku. I hipi një ditë tragetit si mijëra të tjerë. Dhe që andej larg ushtojnë telefonat. – Alo, alo, mrekulli. Nuk mërzitesh kurrë, ka kaq gjëra për të njohur e mësuar. Nuk ka bordura.
Mijëra të tjerë të magjepsur nga ky mister nuk bëjnë gjë tjetër veç mendojnë si e si të largohen. Asnjë thirrje për patriotizëm, asnjë nocion abstrakt nuk mund t’i mbajë më. Atdheu i lodhi me zhurmën e muzikës revolucionare.
Vërtitem përsëri e nuk di ç’të shkruaj. Jo se nuk ndjej dhimbje nga ikja, jo se nuk më vjen të thërras për shokët e mi që shtegtojnë nëpër botë me ca dollarë në xhep duke fjetur nën ura. Por sepse më kujtohen fjalët e një shoku të porsakthyer nga Brindizi.
-U bëra 22 vjeç dhe u desh të shkoja në Itali për të dëgjuar fjalë njerëzore. M’u kujtua nëna e vdekur. Po pse, pse duhet ta gjejnë ngrohtësinë në vendet e huaja?!
Shihni këta mijëra të rinj. Këto bordura të mbushura plot të parkut “Rinia”. Janë e ardhmja e atdheut, mos ja dhuroni botës. Mjaft më me lot nënash, mjaft më me vëllezër e motra që ndërsa përcjellin njëri-tjetrin pëshpërisin. – Shyqyr që iku, shpëtoi të paktën nga zallahia. Pse kjo frikë plumbash në Tiranë!?
Është e vështirë të shkruash një reportazh për ato gjëra që të dhembin edhe vetë, është e vështirë të shkruash një reportazh për shokët e tu...
*Botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”, mars 1992. Titulli është i Politiko.al. Në origjinal “Trishtim rinor në Parkun Rinia”.
Të fundit
Dhjetë sfidat që Spanja duhet të fitojë për të eliminuar Francën dhe Mbappén
14 July 2026, 08:04
Kaliumi, aleati i organizmit në vapë: Ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës
14 July 2026, 07:34
Kthjellime në të gjithë Shqipërinë, ja si pritet të jetë moti sot
14 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 July 2026, 07:00
Shkullaku: Qeveria përdori koncertin e Kanye West për të eklipsuar protestën
13 July 2026, 22:11
Konflikt mes të rinjve në Fushë-Krujë, 22-vjeçari plagoset me thikë
13 July 2026, 21:47
"Borëbardha me 7 hajdut", pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë
13 July 2026, 20:52
Rama në Bruksel, diaspora e pret me protestë ditën e konferencës me BE-në
13 July 2026, 20:34
Haaland, fenomeni i Botërorit 2026
13 July 2026, 20:19
Qytetarët zbresin sërish në shesh, protesta hyn në ditën e 44
13 July 2026, 20:01
Zjarr i madh në Himarë, flakët përfshijnë kodrat e zonës së Llamanit
13 July 2026, 19:28
"Është shqetësuese", Dua Lipa komenton për herë të parë protestat në Shqipëri
13 July 2026, 18:34
Pak javë pasi u përjashtua nga Botërori 2026, ndërron jetë arbitri holandez
13 July 2026, 18:22
Cilat profesione i bëjnë njerëzit më të lumtur?
13 July 2026, 17:51
Brazili ende në krizë, tifozët sulmojnë Federatën pas videos motivuese
13 July 2026, 16:42
Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut Elvis Roshi
13 July 2026, 16:22
IDC-CDI mblidhet në Bruksel, Berisha merr pjesë si Zëvendëspresident
13 July 2026, 16:05
Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen rreth 100 pasagjerë
13 July 2026, 15:59
Aksident te Pylli i Sodës në Vlorë, plagosen dy vajza
13 July 2026, 15:12
6 hobi që nuk duken si terapi, por që sinqerisht mund të jenë
13 July 2026, 14:44
Washington Examiner: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin
13 July 2026, 14:28
Ja sa vite burgim u kërkuan për nënën e Monikës
13 July 2026, 14:09
BE emëron diplomatin gjerman si të dërguarin e ri special për Kosovën
13 July 2026, 13:55
70 persona me simptoma helmimi në Prishtinë, 22 shtrohen në spital
13 July 2026, 13:16
Detaje/ Vrasja e Eglant Koçit, autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit
13 July 2026, 12:53
Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i Erkin Likës
13 July 2026, 12:32
Mbi 500 foshnja marrin emrin e Haaland pas ndeshjeve në Botëror
13 July 2026, 12:28
18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
13 July 2026, 12:22
Ekzekutimi i Edmond Sulës në Vorë, pista kryesore e hetimit
13 July 2026, 12:04
Koçeku për median holandeze: U largova nga PS për arsye morale
13 July 2026, 11:54
“Mali i plehrave” në Krujë, Kalaja: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan!
13 July 2026, 11:48
Si e vlerësoni vazhdimin e protestës e cila po mbahet prej dy muajsh rradhazi?
13 July 2026, 11:38
"Mu lute të ruaja votat...", Balla nxjerr SMS-të me deputetin e partisë Mundësia
13 July 2026, 11:35
4.2 mln euro për Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 July 2026, 11:27
FIFA nxjerr në shitje pjesë të fushës ku do të luhet finalja e Botërorit 2026
13 July 2026, 11:00
Vrau gruan për xhelozi me armë gjahu në Shkodër, Gjykata lë në burg 64-vjeçarin
13 July 2026, 10:50
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori legjendar Sam Neill
13 July 2026, 10:33
Aksident në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar
13 July 2026, 10:29
Publikohet fotoja e Edmond Sulës, 50-vjeçarit të ekzekutuar në Vorë
13 July 2026, 10:18
Bllokohet me barriera metalike hyrja kryesore e Kuvendit
13 July 2026, 10:18
Kultivonin kanabis, pranga 31-vjeçarit në Krujë
13 July 2026, 09:45
Zjarr në një restorant në Bangkok, 30 persona humbin jetën nga flakët
13 July 2026, 09:30
Kapiteni i Anglisë pranon mangësitë: Nuk mjafton kjo lojë kundër Argjentinës
13 July 2026, 09:19
Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen
13 July 2026, 09:15
Shqipëria, më shumë famë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës
13 July 2026, 08:58
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen euro dhe dollari?
13 July 2026, 08:42
Aksident në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, gruaja përplaset nga fuoristrada
13 July 2026, 08:07
Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës, çështjet që do të diskutohen
13 July 2026, 07:53
Serwer: BE e SHBA duhet ta ndëshkojnë Serbinë për ta zhbllokuar Kosovën
13 July 2026, 07:36
Moti sot/ E hëna sjell kthjellime, por edhe reshje të dobëta në disa zona
13 July 2026, 07:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 July 2026, 07:01
Vapa alarmon urgjencat, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë
12 July 2026, 21:05
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete
12 July 2026, 20:47
Demokratët Europianë: Kryeministri të ndalojë së shpërfilluri, Shqipëria po flet
12 July 2026, 20:31
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
12 July 2026, 19:29
Vetëvrasje apo helmim? Teori të reja mbi vdekjen e futbollistit afrikano-jugor
12 July 2026, 17:58
OBSH: Rastet me kancer do të rriten me 66.7% deri në vitin 2050
12 July 2026, 17:30
Aksident pranë Memaliajt, makina del nga rruga dhe përmbyset
12 July 2026, 17:13
Punonjësi masakrohet me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arratiset dhunuesi
12 July 2026, 16:41
Temperatura ekstreme, Italia hyn në ditët më të nxehta të verës
12 July 2026, 16:29
Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!
12 July 2026, 15:49
Shitësit online në shënjestër të mashtruesve
12 July 2026, 14:57
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër
12 July 2026, 14:56