Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Arrestohet për herë të tretë ish-juristi i Kadastrës së Durrësit
Ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Mikel Zaho ka përfunduar në prangat e policisë për herë të tretë.
Mësohet se ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka tjetërsuar pronat në bregdet.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim Mikel Zaho,46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Kujtojmë që Zaho fillimisht u arrestua në vitin 2019, më pas sërish në vitin 2021 dhe këtë të mërkurë në vitin 2024.