Flash News

E-TJERA

Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Shqiptar Mysliman

Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të Komunitetit Shqiptar Mysliman

Ka përfunduar procesi për zgjedhjen e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Me 82 vota pro është rizgjedhur në krye të KMSH, Bujar Spahiu.

“Më keni ngarkuar sot një përgjegjësi të madhe. Do të ndjek me përgjegjësi parimet e fesë. Jam i hapur ndaj çdo kritike konstruktive. Gjithkush nga ju do gjejë nga institucioni një shkëmbim të lirë të ideve”, ka deklaruar ai.

Në proces morën pjesë edhe Eduard Shefki dhe Emirjon Vathaj, që morën secili nga tre vota, ndërsa 4 të tjera u shpallën të pavlefshme.

Të fundit