Flash News

E-TJERA

Dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiakja e Libohovës

Dënohet me 1 vit burg ish-kryebashkiakja e Libohovës

Ish-kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi është dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë.

Të fundit