Flash News

E-TJERA

"Donte të më linte dhe e vrava"/ Detaje të reja nga rrëfimi tronditës i të riut që vrau Ilaria Sulën

"Donte të më linte dhe e vrava"/ Detaje të reja nga

Një krim i rëndë ka tronditur opinionin publik italian dhe shqiptar. Mark Samson, 23 vjeç, ka pranuar në dëshminë e tij para gjykatësit hetues se ka vrarë me thikë ish-të dashurën e tij, Ilaria Sula, pasi kishte zbuluar se ajo kishte nisur të fliste me dikë tjetër.

"U ktheva në dhomë, pashë Ilarian duke folur me dikë në telefon. Më tregoi se kishte hapur një profil në Tinder... nuk durova dot", është shprehur i riu gjatë marrjes në pyetje në burgun “Regina Coeli”, në prani të prokurores Maria Perna dhe avokatit të tij. Për pesë orë me radhë, ai rrëfeu se si pas një sherri, kishte marrë thikën dhe e kishte goditur tre herë në fyt, ndërsa ajo ishte kthyer me shpinë.

Sipas dëshmisë së Samsonit, lidhja e tyre kishte zgjatur për një vit e gjysmë, por ishte prishur më 19 mars, kur Ilaria vendosi të ndahej prej tij. "Nuk mund të jetoja pa të", tha ai gjatë hetimeve. Por ditën kritike, më 26 mars, pas një debati dhe zbulimit të mesazheve me një djalë tjetër, gjithçka përfundoi në tragjedi.

Pas vrasjes, trupi i pajetë i Ilarias u mbështoll me tapet dhe lecka dhe u fut në një valixhe. Më pas, Samson e hodhi në një greminë në Capranica Prenestina. Ndërkohë, për disa ditë ai dërgoi mesazhe shoqeve të Ilarias, duke simuluar se ajo ishte ende gjallë.

Hetuesit dyshojnë se i riu mund të jetë ndihmuar edhe nga të tjerë në fshehjen e krimit. Nëna e tij, Nors Manlapaz, një 40-vjeçare që kishte punuar gjithë jetën si pastruese dhe dado, ka pranuar para autoriteteve se e ka ndihmuar të pastrojë vendin e krimit. "Doja ta ndihmoja djalin tim", ka thënë ajo, duke pranuar se ka fshirë gjakun në dhomë dhe ka hequr provat.

Autoritetet kanë ngritur ndaj Samsonit akuzën për vrasje me dashje me rrethana rënduese për shkak të marrëdhënies personale dhe fshehjes së trupit. Ndërkohë, nëna e tij është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e krimit.

 

Të fundit