Flash News

E-TJERA

Çel siparin sot Panairi i Librit

Çel siparin sot Panairi i Librit

Panairi i Librit çel sot siparin për të gjithë lexuesit.

Botime të reja, libra me ulje dhe aktivitete të ndryshme, seminare, dhënie çmimesh, biseda me autorë do vazhdojnë përgjatë 5 ditëve në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ceremonia e hapjes së panairit do të mbahet në orën 11:00 në hollin kryesor të Pallatit të Kongreseve.

Pjesë e ngjarjeve letrare të këtij Panairi i cili do të zhvillohet në datat 13-17 nëntor 2024, është edhe përzgjedhja e veprave më të mira për vitin 2024, për çmimet e Panairit.

Juria e çmimeve për këtë edicion, përbëhet nga profesionistë të njohur në fushën e letrave:

Anisa Ymeri, gazetare e kulturës

Ben Andoni, publicist, përkthyes

Ilir Baçi, përkthyes

Ledia Dushi, poete, përkthyese

Lili Sula, studiuese e letërsisë, pedagoge në UT

Një tjetër aktivitet me interes për të apasionuarit pas leximit është edhe Sofaja e Librit. Ky një format letrar që bën pjesë tashmë në Panairin e Librit që prej vitit 2021. Megjithëse ende një format “i ri”, në divanin e SOFASË janë ulur shumë autorë, përkthyes, botues për të prezantuar librat e tyre të rinj në panairet e librit ose për të diskutuar çështje që lidhen drejtpërdrejt me librin. Këtë vit koordinatore është Anisa Ymeri.

Të fundit