Flash News

E-TJERA

Çështja e detit/ Dendias nuk tërhiqet: Do t’i mbrojmë të drejtat tona në Hagë, duhet të shtrihemi me 12 milje në Jon

Çështja e detit/ Dendias nuk tërhiqet: Do t’i

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka folur sërish për çështjen e detit me Shqipërinë, duke theksuar se do t’i mbrojnë të drejtat e tyre në Gjykatën e Hagës.

Në një fjalim ai u shpreh se Greqia do të veprojë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

“Greqia ka shprehur vazhdimisht synimin dhe gatishmërinë e saj për të negociuar marrëveshje të ngjashme me vendet e tjera fqinje në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Për këtë qëllim, ne kemi rënë dakord me Shqipërinë që t’i referohet përcaktimit të zonave detare të dy shteteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në përputhje të plotë me dispozitat e UNCLOS”, ka thene Dendias.

Ky i fundit ka vënë theksin te pretendimet se Greqia ka të drejtë të shtrihet me 12 milje në detit Jon.

Pak informacion për çështjen e detit

Në tetor të 2020-ës, Shqipëria dhe Greqia vendosën t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për të zgjidhur debatin mbi delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy shteteve fqinje. Lajmi u njoftua asokohe gjatë vizitës së Nikos Dendias në Tiranë.

Kundërshtitë mes palëve duket se janë shfaqur kur nisën negociatat për një marrëveshje lidhur me ndarjen e hapësirave detare në Detin Jon, në vitin 2018, që u pezulluan në verën e 2019-ës. 

Në vitin 2009 Gjykata Kushtetuese (GJK) hodhi poshtë Marrëveshjen e Detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Konventa e të Drejtës së Detit, e miratuar në Montego Bay në vitin 1982, e ratifikuar nga të dyja vendet fqinje, u jep vendeve që e kanë ratifikuar të drejtën të zgjerojnë ujërat e tyre territoriale deri në 12 milje. Por vetëm, nëse këtë e lejojnë rrethanat gjeografike.  

Shqipëria dhe Greqia ndajnë në Detin Jon tri hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zona Ekonomike Ekskluzive. Këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, si kërkimet për gaz, naftë etj. Për të tria këto hapësira dy vendet fqinje kanë interesa strategjike. 

Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit e thotë qartë në 320 nenet e saj, se secili vend  ushtron “sovranitet të plotë dhe të drejta sovrane në një zonë të përcaktuar qartë, me koordinata detare, të vendosura në një hartë të dakordësuar dhe të shoqëruar me koordinata detare për 3 hapësirat.”

 

 

Të fundit