Flash News

E-TJERA

Çështja e statutit të PD-së/ Gjykata e Apelit cakton datën e shqyrtimit

Çështja e statutit të PD-së/ Gjykata e Apelit cakton

Gjykata e Apelit ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e çështjes së Partisë Demokratike, lidhur me statutin e partisë. Më 3 nëntor, Apeli do të gjykojë çështjen e PD-së. Bëhet fjalë për ankimin e dorëzuar nga Enkelejd Alibeaj për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut 2021.

“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tirane, ju njoftojmë se:

Në datë 3 Nëntor 2022, ora 10:30, do të gjykohet çështja me kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë, lidhur me ankimin e saj ndaj vendimit datë 18.03.2022 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.

Trupi gjykues që e shqyrton çështjen përbëhet nga gjyqtarët: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi”, thuhet në njoftim.

Të fundit