Flash News

E-TJERA

Goditet për vdekje 15-vjeçari në Shkodër, në kërkim autori

Goditet për vdekje 15-vjeçari në Shkodër, në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës.

Një 15-vjeçar i identifikuar si Emiljano Gjoni është qëlluar me thikë dhe për pasojë ka ndërruar jetën në spital. Dyshohet se adoleshenti u godit gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërsa autori u shpall në kërkim. 

"Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia. 


Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit