Flash News

E-TJERA

Goli i Asllanit përzgjidhet si më i bukuri nga UEFA

Goli i Asllanit përzgjidhet si më i bukuri nga UEFA

Pas golit të Jasir Asanit ndaj Moldavisë, që u përzgjodh më i bukuri i ndeshjeve të para eliminatore, në faqen e UEFA-s në ndeshjet e dyta më i votuari, rezultoi mesfushori Kristjan Asllani.

Kryevepra e mesfushorit kuqezi ndaj Ishujve Faroe, që solli edhe avantazhin 2-1 të Kombëtares, rezultoi më e votuara në faqen e UEFA-s, duke lënë pas golat e tjerë.

Shqipëria mposhti me rezultatin 1-3 Ishujt Faroe në transfertë. Golat u shënuan nga Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi.

Të fundit