Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
"Keni shpërfillur të rinjtë", Soreca kritika partive: Fushata të përqendrohet te debatet, programet dhe reformat

"Ka qenë një fushatë plot me ngjarje dhe e nxehtë, por deri tani kemi parë pak debate dhe shumë pak propozime politike kushtuar rinisë" Kështu ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë konferencës #UnëVendos mbi pritshmëritë e të rinjve dhe zgjedhjet.
Sipas tij, rinia shqiptare përfaqëson 40% të popullsisë dhe duhet të jenë në qendër të fushatës dhe manifesteve të partive. Pavarësisht deklaratat të kryetarëve të partive, Soreca tha se këtë vit ka më pak të rinj të futur në listat e kandidatëve për deputet, krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2017. Ndër të tjera, Soreca u bëri thirrje politikanëve që t’i dëgjojnë vërtet të rinjtë shqiptarë dhe t'i përfshijnë ata në procese të vërteta të vendimmarrjes.
Diplomati europian deklaroi se po pret me padurim që java e fundit e fushatës elektorale të përqendrohet te debatet, programet politike dhe reformat.
Fjala e plotë e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca-s:
Shqipëria ndodhet tani pothuaj një javë para zgjedhjeve. Ka qenë një fushatë plot me ngjarje dhe e nxehtë, por diçka e rëndësishme duket se mungon. Deri tani kemi parë pak debate dhe shumë pak propozime politike kushtuar pjesës më të rëndësishme dhe më të gjallë të shoqërisë shqiptare: të rinjve të saj. Të rinjtë shqiptarë përfaqësojnë pothuajse 40% të popullsisë. Ata janë e ardhmja e këtij vendi dhe janë qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Ata duhet të jenë në qendër të fushatës dhe manifesteve të partive. Përkundrazi, të rinjtë ndihen të shpërfillur dhe të harruar. Ka hulumtime të shumta që tregojnë se ata janë më pak të prirë për të votuar në krahasim me grupmoshat më të vjetra. Dhe këtë vit, ka edhe më pak prej tyre në listat e kandidatëve të partive, krahasuar me zgjedhjet parlamentare shqiptare të katër viteve më parë. Të rinjtë shpesh thuhet se nuk merren me politikë, sepse nuk kanë interes. Kjo nuk është ajo që kam parë në Shqipëri. Kam takuar kaq shumë të rinj shqiptarë që janë aktivë, të përkushtuar dhe plot iniciativa qytetare. Kaq shumë të rinj që punojnë vullnetarisht dhe janë të përkushtuar për të ndihmuar komunitetin e tyre. Kur mbërrita në Shqipëri, unë vendosa si përparësi timen të angazhoja dhe të fuqizoja rininë e Shqipërisë. Angazhimi kryesor i Javës sime të parë të Evropës, në vitin 2019, i kushtohej “Fuqisë së Rinisë”. Të rinjtë shqiptarë janë lodhur nga të tjerët që flasin në emër të tyre. Në vend që të flasim për ta, ne deshëm të krijonim hapësirëqë ata të paraqesin shqetësimet dhe aspiratat e tyre të vërteta, me fjalët e tyre, pa ndërmjetësim. Ne duhet t’i mbështesim që të flasin vetë.
Kjo është arsyeja pse po e zhvillojmë këtë veprimtari sot. Për t’u dhënë të rinjve hapësirë për të artikuluar kërkesat dhe pritshmëritë e tyre ndaj zgjedhjeve, ndaj politikanëve të tyre, por edhe ndaj nesh, Bashkimit Evropian. Po ju tregoja për të rinjtë fantastikë që takoj në Shqipëri. Sot do të njiheni me disa prej tyre. Ata quhen “Ambasadorët e Rinj Evropianë” dhe siç e keni parë në videon “Hera ime e parë”, janë plot energji, iniciativë dhe argëtim. Ambasadorët e Rinj Evropianë kanë qenë në të gjithë vendin në javët e fundit, duke zhvilluar takime dhe seminare me të rinj. Sot ata do të përshkruajnë gjetjet e tyre, si dhe do të paraqesin 10 kërkesat që u drejtojnë partive politike. Në këto kohëra të jashtëzakonshme të një pandemie globale, të rinjtë në Shqipëri janë prekur në mënyrë joproporcionale, ashtu si kolegët e tyre në vendet e tjera. Kjo situatë ka ndikuar mundësitë, vendet e punës, arsimimin dhe kënaqësitë e tyre në jetë. Kjo është edhe një sfidë tjetër që autoritetet shqiptare duhet ta trajtojnë pas zgjedhjeve me përparësinë më të lartë, përndryshe kjo ndjenjë e ndarjes mes brezave do të nxisë edhe më shumë shtytjen për të kërkuar kushte më të mira jetese diku tjetër - siç ndodh shumë shpesh këtu për rininë shqiptare. Është e qartë se në Shqipëri, por edhe në Bashkimin Evropian, veprimi më i ngutshëm është përgjigjja ndaj thirrjes për gjithëpërfshirje që po vjen nga brezi i ri. Të mos lejojmë që të jetë një thirrje e humbur. Është pikërisht koha që zërat e tyre të dëgjohen, sepse, më 25 prill, vendosin ata!
Dëgjuam shumë ide të mira dhe diskutuam disa probleme kyçe sot. Siç e thashë në fillim, më të vjetrit nuk duhet të flasin në emër të të rinjve. Shpesh, ne ngatërrojmë përvojën me të vërtetën universale. Dhe priremi të diktojmë. Shpresoj se sot kemi arritur të bëjmë të vetmen gjë që ne të tjerët mund të bëjmë në këtë kontekst: t’i lemë ata të flasin, t'i dëgjojmë, të mbajmë shënime dhe t’i ndjekim. U bëj thirrje edhe njëherë politikanëve që t’i dëgjojnë vërtet të rinjtë shqiptarë, t'i përfshijnë ata në procese të vërteta të vendimmarrjes. Do të doja t’i shihja politikanët në këtë javë të fundit të fushatës që të pranojnë sfidën dhe të japin propozimet e tyre për kërkesat e paraqitura sot. Unë gjithashtu do të doja të njoftoja se ky dialog me të rinjtë e Shqipërisë do të vazhdojë pas zgjedhjeve. Gjatë 3 javëve të Javëve të Evropës në maj, sërish pjesa më e madhe e programit i kushtohet takimit me të rinjtë në të gjithë vendin. Dhe mua do të më shoqërojnë Ambasadorët tanë të Rinj Evropianë. Nga veriu në jug të Shqipërisë, ne do të shkojmë në bashkitë ku shkojmë rrallë, për të zhvilluar aktivitete në shkolla, universitete, me grupe rinore dhe organizata të shoqërisë civile. Vazhdoni të na ndiqni. Do të mbërrijë shumë shpejt në qytetin tuaj!
Së fundi, një javë para zgjedhjeve, dëshiroj të rikujtoj thelbin e deklaratës së përbashkët të BE-së dhe Shteteve Anëtare, që e publikuam ditën e parë të fushatës:
Ne po presim me padurim që java e fundit e fushatës elektorale të përqendrohet te debatet, programet politike dhe reformat. Ne i mirëpresim dhe i mbështesim përpjekjet e organizatave të shoqërisë civile shqiptare për të vëzhguar Ditën e Zgjedhjeve. Ne mbështesim përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve, veçanërisht përmes misionit të ODIHR-it. Delegacioni i BE-së dhe shumë ambasada të Shteteve Anëtare të BE-së do të vizitojnë gjithashtu një numër të madh vendvotimesh në Ditën e Zgjedhjeve, në kontekstin e dislokimit të vëzhguesve tanë. Më shumë se 80 përfaqësues, në 40 ekipe, do të jenë të pranishëm në terren, duke mbështetur punën e ndërmarrë nga vëzhguesit afatgjatë të Misionit të ODIHR-it. Unë i nxis qytetarët e rinj (dhe jo aq të rinj) të Shqipërisë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14