Flash News

E-TJERA

KLSH gjen shkelje në disa institucione: Dëmi ekonomik kap vlerë në 122 mld lekëve

KLSH gjen shkelje në disa institucione: Dëmi ekonomik kap vlerë

122 miliardë lekë të vjetra është dëmi financiar i shkaktuar nga disa institucione shtetërore për periudhën janar-shtator.

Parregullsitë janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë të Shtetit, i cili ka konstatuar se ka shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit.

ALBPETROL sha, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Drejtoria e Borxhit Publik janë konstatuar me shkelje.

“Nga këto 21,007,564 mijë lekë në fushën e të ardhurave, ku veçojmë vlerën prej 10,182,517 mijë lekë (ose rreth 48% e totalit) e konstatuar në ALBPETROL sha, në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore; si dhe 53,089,493 mijë lekë në fushën e shpenzimeve të kryera jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor, ku veçojmë vlerën 32,817,583 mijë lekë (ose rreth 62% e totalit), konstatuar në Ministrinë e Financave, më konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorinë e Borxhit Publik dhe Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj”, thuhet në publikimin e KLSH.

Nga auditimet e realizuara gjatë nëntë mujorit të vitit 2022, KLSH ka depozituar në prokurori një kallëzim penal.

 

Të fundit