Flash News

E-TJERA

‘Kushtetuesja’ bëhet funksionale, reagojnë Kim dhe Zingraf: Përmbushet një kusht qendror për integrimin

‘Kushtetuesja’ bëhet funksionale, reagojnë Kim dhe

Pak pasi presidenti Ilir Meta dekretoi emërimin e Përparim Kalos, si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë institucion tashmë funksional, kanë reaguar ambasadorët e SHBA dhe të Gjermanisë në vendin tonë.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf theksojnë se në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.

Kim: Lajm i madh. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtar të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të marrë neser detyrën, do të plotësohet kuorumi. Shqipëria do e përmbyllë 2020 me Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke i dhene fund thuajse 3 vite pa të. Ky është hap i madh.

Le të vazhdojmë perpara. Ky është rezultat i veprimit urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Flamuri i Shqipërisë tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime për popullin e Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara.

Zingraf: Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje.

Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.

 

Të fundit