Flash News

E-TJERA

‘Lajthitja apostolike’ e ipeshkvit Arjan Dodaj pak pas Rezolutës anti-komuniste të Kishës. Një kartolinë për 29 nëntorin, pakujdesi apo përulje para pushtetit?

‘Lajthitja apostolike’ e ipeshkvit Arjan Dodaj pak pas

Politiko.al

Ipshekvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Doda, i ka shkuar kundër frymës së një rezolute të Kishës Katolike në Shqipëri, ku kërkohet dënimi i krimeve dhe imazheve të komunizmit. Pak ditë pas kësaj resolute, me rastin e festës së 29 nëntorit, që e majta e feston si Ditë të Çlirimit që prej fundit të viteve ‘40 të shekullit të shkuar, Ipeshkvi Dodaj ka zgjedhur një simbolikë të së majtës për të uruar. Pikërisht monumentin “Nënë Shqipëri” një vepër e realizmit socialist, punë e skulptorit Kristaq Rama, babai i kryeministrit aktual.

Imzot Dodaj, që drejton dhe kryen shërbesat në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, ka zgjedhur jo vetëm kohën e gabuar, pak ditë pasi Kisha Romane në Shqipëri ‘u përplas’ me idetë, veprat dhe imazhet e së majtës, por edhe simbolikën.

Monumenti “Nënë Shqipëri”, pavarësisht emrit ‘përbashkues’, është një simbol i ndarjes së Shqipërisë nga shpata e ftohtë e luftë së klasave. Paraardhësit klerikë të Imzot Arjan Dodajt, bënin pjesë te ata që u vranë, internuan, burgosën dhe persekutuan, nga ata ideuan, frymëzuan dhe ndërtuan përmendoren në fjalë.

‘Lajthitja apostolike’ e ipeshkvit Arjan Dodaj pak pas

Më shumë se kaq, ata që preheshin në varret nën hijen e rëndë të përmendores, janë të njëjtët që vranë, torturuan dhe lanë pa varr përfaqësuesit e klerit katolik në Shqipëri, që me dekret papnor njihen si martirë të Kishës.

Për nëpunësin e një institucioni si Kisha, që operon nëpërmjet simbolikash të fuqishme, zgjedhja e një simbolike të tillë, ku gërsheton pandjeshmëria ndaj së shkuarës dhe çka duket si përulje para pushtetit është e pafalshme. 

Përjashto Zotin, që i fal të gjithë dhe gjithçka.

 

Të fundit