Flash News

E-TJERA

Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin

Masakra e Lushnjes, SPAK kërkon burgim të përjetshëm
Viktimat e masakrës së Lushnjës

Prokuroria e Psoaçme ka kërkuar burg përjetë për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, të cilët akuzohen për masakrën e Lushnjes, e ndodhur më 11 tetor 2017.

Një tjetër i akuzuar për këtë ngjarje është Laert Haxhiu, i cili ndodhet në kërkim. Bilbili, Kaloshi dhe Haxhiu akuzohen se kanë vrarë Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin, ndërsa i plagosur mbeti nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të fundit