Flash News

E-TJERA

Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të Pfizer 

Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të Pfizer 

Kanë mbërritur pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka  bërë me dije se mbrëmjen e sotme në Shqipëri kanë ardhur 7,020 doza nga kontrata e qeverisë  shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4,680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.

Më herët Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit  janë kryer 537,837 vaksina antiCOVID për qytetarët.

Të fundit