Flash News

E-TJERA

Merr flakë kurora me pisha në Malin e Tomorit

Merr flakë kurora me pisha në Malin e Tomorit

Flakët kanë përfshirë Parkun Kombëtar të Tomorot në Berat, duke djegur kurorën me pisha.

Gjithashtu autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj dhe flakët po përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Drejt vendngjarjes janë nisur dhjetëra punonjës të zjarrfikëses, pyjores dhe policisë së Skraparit dhe Poliçanit. Ndërhyrja nga terreni cilësohet e vështirë, teksa pritet të kërkohet edhe ndihma nga ajri.

Të fundit