Flash News

E-TJERA

Një vit pas emërimit, lirohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit

Një vit pas emërimit, lirohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit

Lirohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit, Aspasjana Kongo.

Vendimi është publikuar nga Këshilli i Ministrave dhe mban firmën e zv.kryeministrrit Erion Brace.

 “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Aspasjana Kongo, zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

Kongo u emërua në këtë post në qershor 2020. Ajo ka mbajtur detyrën e lartë të Drejtores së Rinisë pranë Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që më herët ka punuar dhe si koordinatore projektesh në Qendrën Rinore, pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 

 

 

Të fundit