Flash News
Berisha publikon skandalin: Skapi i partisë fshehu dokumentin që tregonte se Rama ndryshoi destinacionin e zonës
Berisha: Për të mbrojtur Edi Ramën, shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës
BBC world Questions (e plotë) / Qeveria Rama ‘nxin’ edhe në anglisht për një audiencë dhjetëra milionëshe
Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Atentati i dytë ndaj Trump, Berisha: Armiq të lirisë mendojnë të diktojnë me plumba rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në Himarë, për zgjedhjet e pjesshme që pritet t
Në një postim në “X”, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi njoftoi se tashmë janë shpërndarë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit.
“Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit. Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, thuhet në postim.
Zgjedhjet në Himarë do të mbahen nesër, pasi Komisioni Qendror i Zgjedheve vendosi që t'i hiqte fitoren eurodeputetit Fredi Beleri. Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme për korrupsion në zgjedhje. Ndërkohë që në zgjedhjet e nesërme do të garojnë kandidati i opozitës Petro Gjikuria kundër kandidatit socialist Vangjel Tavo.