
Flash News
Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi
By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
"Pjesë e zinxhirit global", koha që biznesi shqiptar të rrisë përdorimin e teknologjisë së informacionit
Sfidat e tregut të hapur dhe të qenët pjesë e zinxhirit global i përballin bizneset me një konkurrencë në rritje e për rrjedhojë është jetike, jo vetëm rritja e produktivitetit dhe përmirësimi i cilësisë së produktit, por edhe shpejtësia e lëvizjes së informacionit brenda biznesit. Tashmë është një realitet që realizimi i funksioneve menaxheriale kërkon jo vetëm disponimin e gjithë informacionit të nevojshëm, por mbi të gjitha një mirëmenaxhim të fluksit të informacionit, i cili gjenerohet nga drejtime të ndryshme brenda një firme.
Për më tepër, politikëbërja dhe biznesi shqiptar do të duhet të vlerësojnë me objektivitet dhe realizëm sfidat dhe kostot e proceseve integruese të Shqipërisë në Komunitetin Europian. Përgjithësisht, informacioni mbi këto kosto është minimalist, sidomos ai që i adresohet biznesit. Ky proces, për shumë subjekte, do të jetë i “dhimbshëm” dhe do të kërkojë transformime të mëdha në të gjitha drejtimet. Ata që do të vuajnë më shumë janë sidomos ndërmarrjet e mesme dhe të vogla të vendit.
Në këtë këndvështrim është realizuar një vëzhgim i cili ka mundësuar adresimin e tre aspekteve: çfarë është dixhitalizimi i funksioneve menaxheriale; pse është një proces i domosdoshëm, dhe si duhet ta matim dhe të kuptojmë nëse një biznes është i dixhitalizuar dhe në çfarë shkalle është dixhitalizimi i tij. Kohët e fundit po shtohen financimet për transformimin gradual të bizneseve shqiptare, konkurrencialisht të aftë për të hyrë në tregun europian. Ato po ofrohen kryesisht si fonde si për start-up-et, si edhe për qëllime kërkimore.
Në këtë kontekst, në një bashkëpunim të Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë me Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë është synuar të identifikohet shkalla e përdorimit në mënyrë të “zgjuar” (smart) të sistemeve të informacionit për realizimin e funksioneve menaxheriale në disa biznese prodhuese shqiptare dhe të vlerësohet shkalla e dixhitalizimit të tyre.
Të hysh në një treg do të thotë të funksionosh me rregullat e këtij tregu dhe për këtë nuk duhet të dish vetëm ligje ekonomike, por edhe të realizosh ndryshime konceptuale në menaxhimin e biznesit, ndryshime teknologjike në vendimmarrjet menaxheriale dhe mbi të gjitha, ndryshime strategjike në ndërtimin e politikave të zhvillimit të një biznesi.
Nëpërmjet vëzhgimeve dhe intervistave të drejtpërdrejta që u realizuan në biznese të vogla dhe të mesme, gjatë fazës së diagnostikimit, u mundësua të perceptohet se si konceptohej nga vetë bizneset procesi i dixhitalizimit dhe deri diku, edhe dijet e tyre për industrinë 4.0 (meqenëse të gjitha bizneset ishin prodhuese). Gjatë këtij procesi, u identifikuan disa problematika, të cilat duhet të kenë vëmendjen e shtuar nga ana e biznesit, akademikët dhe te politikëbërja.
Transformimi dhe kalimi drejt sistemeve të informacionit të integruara dhe përdorimi i “zgjuar” nga menaxhimi është një proces që bizneset duhet ta ndërtojnë domosdoshmërisht në mënyrë që të jenë më konkurrencial në kushtet e reja të një tregu global gjithmonë e më dixhital.
Pra, mënyra e menaxhimit, vendimmarrjes, analizës së të dhënave dhe ndërveprimi që realizoheshin deri pesë vite më parë nuk mund të zbatohen edhe sot, ose më mirë duhet të ndryshohen në funksion të një vendimmarrjeje sa më të bazuar në numra dhe analiza dinamike. Duhet të synohet gjithmonë e më shumë një vendimmarrje sa më objektive, në kohë reale me të dhëna analitike.
Kjo do të thotë më shumë sisteme dixhitale të integruara që gjenerojnë informacionin e duhur për menaxherët, më shumë njerëz që dinë t’i përdorin ato dhe më shumë kohë për vendime strategjike të zhvillimit. Në këtë mënyrë, po i njëjti biznes, pothuajse me të njëjtat kosto, me po ata njerëz, por më të trajnuar, mund ta transformojë veprimtarinë e vet dhe ta bëjë të aftë të konkurrojë në çdo treg dhe të mund të përballet me çdo konkurrent.
Çfarë e pengon dixhitalizimin e bizneseve shqiptare?
Pyetja e parë që bëjnë të gjithë dhe që është një debat i vazhdueshëm midis universiteteve dhe bizneseve është: çfarë e pengon dixhitalizimin e bizneseve shqiptare? Pa u zgjatur shumë në këtë pikë që ka diskutime të pafundme, nga studimi u evidentua se përveç elementeve ekonomike, potencialisht janë dy faktorë që e frenojnë këtë proces: së pari, forca e zakonit ose më saktë rutina e përditshme e punës, dhe së dyti, menaxhimi jo i mirë i kohës nga vetë drejtuesit dhe pronarët e bizneseve.
Shumë drejtues ose pronarë të bizneseve të suksesshme deri më sot, duke u përballuar me një konkurrencë relativisht të vogël dhe duke vepruar në një treg të kufizuar, mendojnë se nëse për 30 vjet kanë ecur mirë me këtë metodë, pse të mos vazhdojnë të ecin edhe për 10 vite të tjera.
Kjo është edhe më e dukshme në rastet kur brezi i dytë i familjes nuk ka hyrë plotësisht në praktikën e përgjithshme të biznesit, por shijon frytet e brezave më të hershëm. Faktori i dytë lidhet me menaxhimin e kohës së punës nga ana e drejtuesve dhe pronarëve të bizneseve. Në 90% të kohës së tyre të punës, ata zgjidhin problemet operative, pa pasur kohë që të ulen dhe të diskutojnë për vendime strategjike.
Për shumicën e tyre është shumë më e rëndësishme të zgjidhin problemet e çastit se sa ato të perspektivës. Për më tepër, për modernizimin e proceseve të vendimmarrjes rrallëherë mendohet, sidomos kur biznesi shkon mirë.
Në pak biznese u evidentuan plane të zhvillimit afatgjatë të analizuar qartësisht dhe me burimet e duhura dhe të vëna në zbatim në formë graduale. Shumica e tyre ishte për mjete pune dhe makineri ndërsa një pjesë shumë e vogël për sistemet e menaxhimit.
Me qëllim që të evidentohej niveli i përdorimit të teknologjisë së informacionit dhe shkalla e ndërthurjes së TI në veprimtarinë menaxheriale, u mundësua vlerësimi me numra konkretë i shkallës së dixhitalizimit të menaxhimit të disa prej fushave kryesore të veprimtarisë, duke përfshirë prodhimin, magazinimin, shitjet, përdorimin e burimeve materiale dhe njerëzore dhe disa fusha të tjera.
Metodologjia e përdorur mundësoi që nëpërmjet intervistave dhe vëzhgimit në mjediset e punës të identifikohej drejtpërsëdrejti perceptimi që kishin drejtuesit dhe pronarët për shkallën e dixhitalizimit në secilën prej fushave të përfshira në studim. Nga ana tjetër, perceptimi është krahasuar me gjetjet e gjeneruara nga pyetjet konkrete të detajuara për secilën fushë.
Kështu, për shembull, për të vlerësuar sistemet e informacionit për menaxhimin financiar u evidentua se për shkak të fiskalizimit të gjitha bizneset kishin programe kontabël që plotësonin në radhë të parë përgatitjen e informacionit financiar për efekt të detyrimit tatimor, si dhe gjeneronin mjaft të dhëna interesante për elemente të tjerë të sistemeve menaxheriale, si magazinën, shitjet, kostot, etj.
Ndërsa perceptimi i pronarëve dhe/ose drejtuesve ishte se e kishin të lartë shkallën e dixhitalizimit kontabël në biznesin e tyre, nga ana tjetër, kur detajohej situata në të dhëna konkrete, si qendrat e kostos, ciklin e jetës së një produkti, gjurmët dixhitale në kohë reale të mallrave apo lëndëve të para në magazinë, kuptonin se niveli i tyre nuk ishte shumë i lartë.
Në këtë kontekst, nga diagnostikimi paraprak, të gjitha ndërmarrjet e studiuara u ndanë në dy grupe: në grupin e parë, ato ndërmarrje ku perceptimi i dixhitalizimit ishte më i lartë se ai real, i matur me shifra dhe në grupin tjetër, ata që ishin të ndërgjegjshëm se kishin shumë punë për të bërë për dixhitalizimin, sepse perceptimi i tyre ishte më i ulët se ai i matur.
Kjo pjesë e thjeshtë e diagnostikimit mundësoi të identifikohej se bizneset që kishin një konceptim më real për dixhitalizimin kishin edhe plane të shkruara investimesh, të paktën për periudhën trevjeçare dhe investonin vazhdimisht në ndërtimin e programeve për të gjeneruar të dhëna sa më të sakta dhe të nevojshme për vendimmarrjen e tyre. Këto ishin kryesisht ndërmarrje që kishin makineri të reja dhe kishin bashkëpunime me ndërmarrje europiane të të njëjtit sektor.
Në grupin tjetër të bizneseve, u identifikuan dy probleme kryesore, sidomos në dixhitalizimin e procesit të prodhimit. Meqenëse investimet ishin bërë pjesë-pjesë, sipas kërkesave apo kontratave që kishin në etapa të ndryshme, unifikimi i prodhimit dhe komunikimi i makinerive midis tyre apo midis reparteve ishte shumë i vështirë.
Nga ana tjetër, disa biznese duke kërkuar të kalonin në cikël të mbyllur, për shkak të mungesës së lëndës së parë brenda vendit në sasinë e duhur detyroheshin të merrnin lëndë të parë nga importi, që kishte cilësi të tjera nga ajo e prodhuar në vend dhe makineritë kishin rendimente të ndryshme. Gjithashtu, faza e diagnostikimit pati interes nga bizneset edhe për dy elemente të tjera. I pari lidhej me analizën e website-ve të tyre duke analizuar jo vetëm elementet funksionale, por dhe ato arkitektonike dhe duke bërë sugjerime konkrete për rregullimin e tyre.
Elementi tjetër lidhej me vlerësimin dhe zhvillimin e fuqisë punëtore. Të gjithë bizneseve iu sugjerua të matnin kënaqësinë e punonjësve në vendin e punës, pasi përgjithësisht e konsideronin të dobishëm, por asnjë nuk kishte bërë vlerësim të tillë. Rekomandimi konsistonte në faktin që duke analizuar rezultatet e këtij testi, punonjësit mund të bëheshin më të interesuar për të përparuar në vendin e punës dhe mbi të gjitha, për të rritur produktivitetin e punës.
Nëpërmjet paraqitjes modeste të disa prej gjetjeve të studimit, theksohet se sa jetike është që si bizneset, edhe politika të kuptojnë se kalimi në tregun e madh europian është një proces i rëndësishëm që prek si vetë tregun, edhe elementet politike të një vendi. Sa më shpejt biznesi dhe të gjithë aktorët e tjerë të ndërgjegjësohen për këtë, aq më të lehtë do ta kenë të ndërveprojnë dhe të përgatiten për të përballuar kostot e integrimit në tregun europian./ Monitor
Të fundit



Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29

Zbehja e heshtur, por e shpejtë e euforisë së kullave
1 Korrik 2025, 18:58
Vajza e Donald Trump i thotë 'mirupafshim' qershorit me foto nga Vlora
1 Korrik 2025, 18:48
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
1 Korrik 2025, 18:27
Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin
1 Korrik 2025, 18:15
Në anën e shqiptarëve apo të imazhit personal, si e përdori Rama debatin me Farage
1 Korrik 2025, 18:01
U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar
1 Korrik 2025, 17:43
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, një i plagosur
1 Korrik 2025, 17:19
Rekordet e temperaturave të qershorit, Italia kufizon punën në ambientet e jashtme
1 Korrik 2025, 17:03

Njihuni me Kozeta Milikun, u shpall një nga pesë shkencëtaret më të mirë në Kanada
1 Korrik 2025, 16:32
Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur, arrestohet "piromani" në Vlorë (EMRI)
1 Korrik 2025, 16:29

Integriteti ekologjik i lumit Vjosa rrezikon të mbetet në letër
1 Korrik 2025, 16:09
Dhimbja e kokës nga vapa/ Shkaqet, simptomat dhe masat që duhet të merrni
1 Korrik 2025, 16:01
OKB: Bota duhet të mësohet të jetojë me valët e të nxehtit
1 Korrik 2025, 15:54
Evakuohen nga Irani 5 shqiptarë, 2 prindër dhe 3 fëmijë mbërrijnë në territorin tonë
1 Korrik 2025, 15:45
Përplasen tre makina në Tiranë, njëra prej tyre përfshihet nga flakët
1 Korrik 2025, 15:38

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!
1 Korrik 2025, 15:19
Berisha kërkesë në Asamblenë e OSBE: Ndihmoni që kombi im të votojë i lirë
1 Korrik 2025, 15:11
Kujdes me ilaçet: Disa prej tyre mund të dëmtojnë jetën tuaj s*ksuale
1 Korrik 2025, 15:00

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit
1 Korrik 2025, 14:44
BE-ja ndërron drejtues, Kosova në vendnumëro
1 Korrik 2025, 14:40
A duhet të konsumojmë shumë ujë? Habisin ekspertët: Rrezikoni hiponatremi
1 Korrik 2025, 14:30
Trafikoi 1 ton d*ogë drejt Barit, arrestohet në Francë ish-truproja i Saimir Tahirit
1 Korrik 2025, 14:21


Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje
1 Korrik 2025, 13:41
Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel
1 Korrik 2025, 13:29
Mediu: Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, kërcënim për sigurinë Evropiane
1 Korrik 2025, 13:20
Shqipëria zbret në indeksin global: Më pak e qetë, më shumë e pasigurt
1 Korrik 2025, 13:09
Shembet rruga, 5 fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
1 Korrik 2025, 13:03
Ngërçi politik/ Memli Krasniqi konfimon pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani
1 Korrik 2025, 12:53
Këlliçi: Në shtator vendoset aksioni i opozitës
1 Korrik 2025, 12:48
Katër këshilla për të përballuar valën e të nxehtit
1 Korrik 2025, 12:38
Makina përplas këmbësoren në rrugën Transballkanike
1 Korrik 2025, 12:27
Autorë të 9 grabitjeve, arrestohen Erjon Sopoti dhe Abdullah Zyberi
1 Korrik 2025, 12:15

Abuzoi me vajzën e tij të mitur, ky është 36-vjeçari i vënë në pranga në Fier
1 Korrik 2025, 11:50
Dështon për herë të 40-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
1 Korrik 2025, 11:40
Kërkon pafajësinë, shtyhet për 11 korrik seanca për Vangjush Dakon
1 Korrik 2025, 11:34



BE konfirmon mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
1 Korrik 2025, 10:50
E rëndë në Fier! Babai abuzon se*sualisht me vajzën e tij të mitur
1 Korrik 2025, 10:32
Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare
1 Korrik 2025, 10:25


Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë
1 Korrik 2025, 09:54
“Përvëlohet” Europa, sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?
1 Korrik 2025, 09:48
Tragjike në Angli, pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja
1 Korrik 2025, 09:35

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?
1 Korrik 2025, 09:13
Dosja “Partizani”, Xama: Mjaft e dobët dhe pa fakte!
1 Korrik 2025, 09:04

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
1 Korrik 2025, 08:35
Fasonët paralajmërojnë sërish mbyllje fabrikash dhe shkurtime vende pune
1 Korrik 2025, 08:21
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
1 Korrik 2025, 08:08
I nxehtë përvëlues, temperatuat arrijnë në 40°C
1 Korrik 2025, 07:57
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
1 Korrik 2025, 07:42
Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash
30 Qershor 2025, 22:54
Replikat Rama-Farage, Bushati: Këshillat e një politikani shqiptar s’i hyjnë në punë Anglisë
30 Qershor 2025, 22:39
Seanca e dytë për ligjin e zonave të mbrojtura, Zhupa: Antikushtetues dhe i rrezikshëm
30 Qershor 2025, 22:18
Gjyqi për 'Partizanin', ish-prokurori: 90% e seancave dështojnë për mos njoftim
30 Qershor 2025, 21:56
E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna
30 Qershor 2025, 21:53

Konflikti Izrael-Iran, Bushati: Shqiptarët duhet të jenë të shqetësuar
30 Qershor 2025, 21:32
Rrahën për vdekje të burgosurin në Burgun e Reçit, prokuroria merr të pandehur 6 gardianë!
30 Qershor 2025, 21:15
Fuga: Gazetaria në Shqipëri sot në krizë të fortë
30 Qershor 2025, 21:07
"Nuk ka vend për panik"/ Moore: Serbia nuk guxon të sulmojë Kosovën!
30 Qershor 2025, 20:49
Fuste dr*gë dhe sende të paligjshme në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës
30 Qershor 2025, 20:35
Temperaturat mbi 40 gradë, Franca mbyll centralet bërthamore dhe shkollat
30 Qershor 2025, 20:28
Lavrov: NATO po rrezikon vetëshkatërrimin me buxhetin e ri ushtarak
30 Qershor 2025, 20:13
Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!
30 Qershor 2025, 20:03

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës
30 Qershor 2025, 19:40

