Flash News

E-TJERA

Plagosi bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier

Plagosi bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari në Fier
Policia e Fierit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 16-vjeçari, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në këtë qytet.

Sipas burimeve zyrtare, efektivët e Komisariatit të Policisë Fier kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore dhe, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, një 17-vjeçar nga lagjja “Mbrostar Ferko”.

Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. I riu ka goditur me mjet prerës në këmbë adoleshentin 16-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit