Flash News

E-TJERA

Plagosi Selami Brahimin në Shkodër, arrestohet në Gjermani autori

Plagosi Selami Brahimin në Shkodër, arrestohet në Gjermani autori

Policia ka zbardhur atentatin ku mbeti i plagosur Selami Brahimi, dy net më parë në Shkodër.

Autori i ngjarjes, Sulejman Kapllani është arrestuar në Gjermani dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë

Në kuadër të një operacioni të përbashkët,  të koduar “Koordinimi”, të kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe me homologët gjermanë, është kapur në qytetin e Berlinit, Gjermani, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar shtetasi S. K., 68 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Të fundit