
Flash News
Çfarë lajmërojnë sondazhet dhe pse Basha nuk duhet të gëzohet
Bilanci ditor me Covid-19 në Shqipëri/ Shtatë humbje jete, rritet numri i rasteve të reja
Tiranë, grabitet me armë filiali i një institucioni financiar, autori me maskë anti-covid mori 3 mln lekë të vjetra
Meta vlerëson regjisorin Dhimitër Anagnosti me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në 85-vjetorin e lindjes
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla të dhe anijeve të peshkimit në Vlorë
Policia e Kukësit njoftim zyrtar për Abedin Oruçin: 6 të arrestuar dhe 5 të proceduar
Policia e Kukësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku mbetën të lënduar 5 policë gjatë operacionit për arrestimin e ish-kryetarit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi.
Sipas njoftimit të policisë, kur efektivët kanë mbërritur në lokalin në pronësi të Abedin Oruçi, persona të afërm të tij janë përplasur fizikisht me punonjësit e Policisë.
Ndërkohë, Oruçi ka nxjerrë armën dhe ka kërcënuar efektivët dhe më pas është larguar. Për këtë ngjarje, kanë rënë në pranga 6 personat të cilët u përplasën fizikisht me policët.
Të arrestuarit janë; E. O., 32 vjeç, G. O., 34 vjeç, B. M., 35 vjeç, E. M., 18 vjeç, Z. Sh., 19 vjeç dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kukës, këta shtetas akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit: R. S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në fshatin Mamez dhe në Kukës.
Tashmë së bashku me Abedin Oruçin, policia ka shpallur në kërkim dhe një person tjetër të identifikuar me inicialet P. O., 46 vjeç, banues në Kukës.
Njoftimi i plotë:
Kukës-Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në zbatim të planit operacional për kapjen e shtetasit në kërkim Abedin Oruçi, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme kanë organizuar punën dhe shkuar në ambientin e lokalit në pronësi të tij.
Në momentin që punonjësit e Policisë kanë hyrë brenda ambientit, persona të afërm të këtij shtetasi janë konfrontuar fizikisht me punonjësit e Policisë.
Shtetasi Abedin Oruçi, duke përfituar nga ky fakt dhe duke i kanosur me armë zjarri punonjësit e Policisë, ka mundur të largohet.
Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me ketë ngjarje, u arrestuan në flagrancë të shtetasit:
-E. O., 32 vjeç, G. O., 34 vjeç, B. M., 35 vjeç, E. M., 18 vjeç, Z. Sh., 19 vjeç dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
U proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi
-R.S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në fshatin Mamez dhe në Kukës.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor shtetasit Abedin Oruçi, 54 vjeç dhe P. O., 46 vjeç, banues në Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme
Ditari politik









Të fundit

Shkon në rreth 100 milionë numri i të infektuarve nga Covid-19 në botë
23 Janar 2021, 21:40

Covid-19/ Belgjika ashpërson masat, anulon fluturimet deri në mars
23 Janar 2021, 21:05


Nuk çertifikoi listën e ‘Vetëvendosjes’, Osmani paralajmëron masa për KQZ-në
23 Janar 2021, 20:09
Kryemadhi: Buxheti i shtetit shkon tek 5 oligarkë dhe te Ndragheta
23 Janar 2021, 19:41

Koalicion me PS pas zgjedhjeve? Basha i prerë: Propagandë e dëshpëruar e Ramës
23 Janar 2021, 18:50



Pasuria e ministrit Bledi Çuçi, BIRN: Si u nda prona pas divorcit
23 Janar 2021, 17:21
Specialja refuzon lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit
23 Janar 2021, 16:56
Çfarë lajmërojnë sondazhet dhe pse Basha nuk duhet të gëzohet
23 Janar 2021, 16:54



Bilanci i 24 orëve të fundit me Covid-19 në Kosovë, 3 viktima dhe 379 raste të reja
23 Janar 2021, 15:45

Ndërron jetë në moshën 87-vjeçare Larry King, ikona e CNN
23 Janar 2021, 15:06

