Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Kuvendi Kombëtar/ Grupi për PD: Vendimet ishin antistatutore. Kandidatët për KK u propozuan në mënyrë klienteliste, votat u manipuluan

■ E lidhur: Kuvendi Kombëtar/ Nishani: U thirr për të mbuluar hallin e Bashës. Ka 8 vjet, sa herë Rama i fut shpullë në faqe, ai i kthen faqen tjetër

■ Rama zgjeron kabinetin qeveritar në shtator, cilat nga ministritë aktuale do ndahen në dy

■ Komiteti Teknik i Ekspertëve zgjat orarin e muzikës, mbeten në fuqi masat e tjera

■ Nis java e vaksinimit për qytetarët mbi 18-vjeç, mund të paraqiten në çdo qendër shëndetësore 

■ PS paditet në SPAK për patronazhistët, 162 qytetarë kërkojnë dëmshpërblim

■Vendosën himnin kombëtar pas orës 22:00/ Përplasje mes policisë dhe pronarëve të bizneseve në Vlorë, protesta vazhdon edhe të hënën.

E lidhur: Pas Vlorës, ngrihen në protestë bizneset e Lezhës: Kufizimi i muzikës po na largon klientët, këtu është bërë si për pleq

■ Rama iu përgjigjet bizneseve të "Lungomares": Kush do të kërcejë dhe këndojë natën le të organizohet në natyrë

■ DEA shkatërron grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi, drejtohej nga shqiptari "Jimmy"; si e transportonte drogën me charter

Vinte nga Shqipëria, kapet në Brindisi 1 kg kokainë e pastër me vlerë 400 mijë euro

■ Deklaratat e Ramës, Presidenti i Dhomës së Tregtisë, Enio Jaço: Ligji i ri i prokurimeve të përfshijë transparencën, të eliminojë përjashtimet

■ Ndarja e fondeve për zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e aleatëve të Bashës. Zbardhet vendimi

 Kush do ta gjykojë Fatos Tushen dhe kur pritet të mbahet seanca për ish-kryebashkiakun e Lushnjes

Përfundon takimi i dytë në Bruksel, Kurti: Propozova marrëveshje paqeje, por u refuzua. Vuçiç: Takim i keq

 

Të fundit