Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ GJKKO rrëzon SPAK-un: Fatmir Mediu nuk do të rihetohet për çështjen 'Gërdeci'

E lidhur: SPAK nuk pajtohet me vendimin e GJKKO-së për Fatmir Mediun, do ta apelojë

E lidhur: Mediu nuk do rihetohet për Gërdecin, kreu i SPAK Arben Kraja: Kësaj çështje do t’i shkohet deri në fund

■ Zhbëhet PD në Korçë/ Japin dorëheqjen 13 anëtarë kryesie dhe Sekretari i degës: Basha po e kthen në një parti klienteliste

■ Padia e Bashës ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë vendim unifikues: Akuzat për shpifje kompetencë e GJKKO

■ Raporti për 2021/ Nga korrupsioni, PPP-të te pronat, problematikat që konstaton DASH; si manipulohet gjyqësori 

■ Raporti përfundimtar i OSBE për 25 Prillin, reagon BE: Zgjedhjet e mirëorganizuara, të përfundojnë hetimet për blerjen e votës

E lidhur: “SPAK të mos bëjë ping-pong”/ Basha: Ditën kur u kërkua hetimi për krimet zgjedhore, u liruan protagonistët e dosjes "339". Raporti i ODIHR konfirmoi ato që kemi thënë

E lidhur: Raporti i ODIHR për 25 prillin/ PS: Vlerësimi më pozitiv i dhënë ndonjëherë për zgjedhjet në Shqipëri, Gati për të adresuar rekomandimet

E lidhur: Raporti i ODIHR/ LSI: 25 prilli ka rënë, e qartë që nuk pati zgjedhje

■ Shkarkohet nga detyra prokurorja e Tiranës dhe inspektorja e ILD-së, Daniela Sulaj. KPK konstatoi probleme me pasurinë

■ Operacioni te ‘Varri Bamit’, policia: Janë sekuestruar mbi 1 kg kokainë, 5 të shoqëruar. Po verifikohet incidenti me gazetarin

■ DW: Sfida e drejtësisë së re në Shqipëri është goditja e të "të paprekshmëve të korruptuar”

■ Gara e notit në "Tokyo 2020", Shqipëria humb gjysmëfinalen 

Të fundit