Flash News

E-TJERA

Pritë e përgjakshme në Selanik: 40-vjeçari shqiptar arrestohet për tentativë vrasjeje

Pritë e përgjakshme në Selanik: 40-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Polichnë, Selanik, ku një 40-vjeçar shqiptar u arrestua nën akuzën e nxitjes dhe bashkëpunimit në një tentativë vrasjeje. Incidenti u regjistrua nga kamerat e sigurisë dhe tregon një makinë, ku ndodheshin 40-vjeçari dhe një 26-vjeçar, duke ndaluar pranë një dyqani ku ishin ulur dy persona të tjerë.

Sipas pamjeve, 26-vjeçari doli nga automjeti dhe hapi zjarr ndaj dy burrave, duke plagosur njërin prej tyre në bark. I plagosuri u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Pas sulmit, autorët u larguan nga vendngjarja.

Policia greke arrestoi 40-vjeçarin shqiptar, ndërsa 26-vjeçari, i identifikuar si bashkëpunëtor në krim, është shpallur në kërkim. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të kapur personin e dytë të përfshirë.

Të fundit