Flash News

E-TJERA

Sa qytetarë aktivë me Covid-19 numërohen aktualisht në të gjithë vendin

Sa qytetarë aktivë me Covid-19 numërohen aktualisht në

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e Covid-19 për 24 orët e fundit.

Sipas MSH, nga 1661 testime, kanë rezultuar 547 qytetarë të infektuar, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Po ashtu, sipas ministrisë janë 3,748 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1661 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki:

194 në Tiranë, 41 në Durrës, 31 në Fier, 23 në Vlorë, 19 në Sarandë, nga 17 qytetarë në Shkodër, Divjakë, 14 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 10 qytetarë në Kavajë, Korçë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Pogradec, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Gjirokastër, Berat, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, nga 5 qytetarë në Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Selenicë, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Tropojë, Kurbin, Shijak, Dibër, Patos, Kolonjë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Bulqizë, Këlcyrë, Devoll, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Mat, Roskovec, Delvinë, Libohovë, Skrapar, Cerrik, Gramsh.

Janë 3,748 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 332 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 316,275 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit