Flash News

E-TJERA

‘Shtëpi bari’ në Shkodër, arrestohet pronari dhe familjarët e tij, sekuestrohet 140 kg kan*bis

‘Shtëpi bari’ në Shkodër, arrestohet pronari dhe

Janë sekuestruar 140 kg kanabis sativa në një banesë në Shkodër. Banesa ishte përshtatur me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për të kultivuar bimë narkotike.

Në pranga janë vënë 4 persona, pronari i banesës dhe tre familjarë të tij.

Në pranga janë vënë: Zef Shtjefni, 61 vjeç, Gent Shtjefni, 38 vjeç (babë e bir), Dritan Shtjefni, 35 vjeç dhe David Shtjefni 42 vjeç, vëllezër (nipat e shtetasit Z. Sh.).

NJOFTIMI:

Sekuestrohen 140 kg cannabis sativa në trajtë boçesh, që u gjetën në një banesë të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje të furnizuara me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.  

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale (pronari i banesës dhe tre familjarë të tij).

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vau i Dejës dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në fshatin Naraç, bashkia Vau i Dejës, ishte prodhuar lëndë narkotike në një banesë, ushtruan kontroll në kuadër të operacionit policor të koduar “Naraç”.   

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit Zef Shtjefni, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën rreth 140 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa në trajtë boçesh. Nga verifikimet e kryera rezultoi se në këtë banesë kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në një ambient në afërsi të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndën narkotike dhe 1 mjet zetor me rimorkio.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit Zef Shtjefni, 61 vjeç, Gent Shtjefni, 38 vjeç (babë e bir), Dritan Shtjefni, 35 vjeç dhe David Shtjefni 42 vjeç, vëllezër (nipat e shtetasit Z. Sh.), të gjithë banues në fshatin Naraç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Të fundit